Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FAMILJARIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur familjarizojmë ose kur familjarizohemi me dikë; krijimi i lidhjeve të ngushta e miqësore me dikë. Familjarizim i shpejtë.
2. Njohje së afërmi me diçka. Familjarizimi me shkollën e re.
✱Sin.: miqësim, ambientim, përshtatje.
PËRSHTÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përshtat ose kur përshtatem. Përshtatja ndaj mjedisit. Në përshtatje me diçka në përputhje me diçka.
2. let. Vepër letrare e përkthyer lirisht, së cilës i janë bërë disa ndryshime lidhur me mjedisin, me rrethanat, me vendin e me kohën kur zhvillohet ngjarja etj., pa iu larguar në përgjithësi origjinalit. Përshtatje me vlerë artistike (e bërë me mjeshtëri).
3. gjuh. Përputhje në numër, në gjini e rasë (e një mbiemri a përemri) me emrin me të cilin lidhet; përputhje në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet (për foljen). Lidhje përshtatjeje (me përshtatje).
✱Sin.: adaptim, akordim, ambientim, familjarizim, përputhje, pajtim, përkim, të mësuar, ujdi, ujdisje, rregullim, përkthim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë