Fjalori

Rezultate në përkufizime për “famëzi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EMËRKEQ

EMËRKÉQ,~E mb. Që ka një emërkeq, që njihet për punëkëqija; famëkeq; kund. emërmirë. Një fragment nga libri emërkeq e autoritfjalë. Ai kishte vdekur në burgun emërkeq të Burrelit. Këtë konstatim e ka bërë gazetari emërkeq. Në Konferencën emërkeqe të Ambasadorëve në Londër.
Sin.: famëkeq, famëzi, namkeq, emërlig.

FAMËKEQ

FAMËKÉQ,~E mb. është bërë i njohur për tiparet e tij të këqija, që e njohingjithë për të keq, që ka famëkeqe, që i ka dalë emri për keq. Kriminelë famëkëqij. Aleancë famëkeqe. Kriminelë famëkëqij.
Sin.: famëzi, namkeq.

FAMËKEQ

FAMË/KÉQ,~I m. sh. ~KËQÍJ, ~KËQÍJTË Ai që është bërë i njohur për tiparet e tij të këqija, e njohingjithë për të keq; ai që ka famëkeqe, i ka dalë emri për keq. Famëkeqi u pendua. Nuk fliste për famëkëqijtë.
Sin.: famëzi, namkeq.

NAMZI

NAM/ZÍ,~ZÉZË mb. 1. është namkeq, me famëkeqe, famëzi. Ai njihet si namzi në të gjithë krahinën.
2. si em. Ai që është namkeq, famëzi. Namziu e pësoi keq këtë herë. Namziun nuk e mbështeti askush.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.