Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FALIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET Falimentim. Shpall falimentin.
✱Sin.: falimentim, dështim.
KAPITULLÍM,~I m. 1. usht. Disfatë e një lufte a beteje, dorëzim pa kushte; dokumenti i firmosur i këtij akti. Akti i kapitullimit. Firmosi kapitullimin.
2. edhe fig., mospërf. Dështimi i një nisme për biznes a i një përpjekjeje të dikujt; falimentim. Kapitullimi i turpshëm.
✱Sin.: dorëzim, falimentim, dështim, disfatë.
KAPITULLÚES,~E mb. 1. usht. Që kapitullon, që pranon kapitullimin, që të bën të kapitullosh. Ushtria (fuqitë) kapitulluese. Betejë kapitulluese.
2. edhe fig. Që është i ngjashëm me kapitullimin në luftë; që të bën të dorëzohesh në mënyrë të turpshme, pa përfunduar një nismë; që shkakton dhe shpreh dështim a falimentim; falimentues. Politikë (pikëpamje, parti) kapitulluese. Objektiv (orientim, veprim) kapitullues.
KATASTRÓF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fatkeqësi e madhe dhe e papritur me pasoja shkatërruese, me vrasje e plagosje ose me dëme të rënda; kataklizëm. Katastrofë ajrore.
2. edhe fig. Krizë a fatkeqësi e përgjithshme, e shoqëruar me tronditje të mëdha morale e shpirtërore; dështim i bujshëm falimentim; kataklizëm. Katastrofë ekonomike (sociale, politike, kulturore, shpirtërore). Shkon drejt një katastrofe. Jemi para një katastrofe.
3. let., art. Ngjarje e rëndë dhe e papritur pas një zhvillimi të qetë (në një dramë, në një roman etj.).
✱Sin.: kataklizëm, dështim, falimentim.
KNOKÁUT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. sport. Humbje e lojës së boksit kur lojtari, pas një goditjeje të fortë nga kundërshtari, bie përtokë dhe nuk ngrihet dot brenda dhjetë sekondave. Arbitri shpalli knokautin e boksierit.
2. mjek. Marrje mendsh ose të fikët për shkak të një goditjeje të fortë në kokë ose të një sëmundjeje të rëndë. Pati (pësoi) një knokaut (një fatkeqësi të ngjashme me një goditje të fortë në kokë).
3. fig. Disfatë e madhe; dështim i plotë në një sipërmarrje, në një biznes etj.; falimentim. Knokaut në biznes.
✱Sin.: disfatë, falimentim.
KOLÁPS,~I m., libr. 1. Katastrofë e madhe; ndërprerje e menjëhershme e prodhimit; krizë e jashtëzakonshme, falimentim. Kolaps në ekonomi.
2. fig., mjek., veter. Ndalim i menjëhershëm, bllokim i funksionimit të zemrës. Pësoi një kolaps.
✱Sin.: katastrofë, bllokim, falimentim.
KRÍZË,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjendje a situatë shumë e vështirë në një fushë të jetës ose të veprimtarisë shoqërore, që shfaqet me kontradikta dhe ndonjëherë me konflikte, me rënie ekonomike, me falimentim të biznesit etj.; recesion, zi. Krizë politike (financiare, qeveritare, ndërkombëtare, botërore). Krizë ekonomike krizë në fushën e ekonomisë.
2. mjek. Gjendje shëndetësore e rëndë dhe e përkeqësuar e një njeriu të sëmurë. Krizë nervore (mendore). Krizë në veshka. E zuri kriza.
✱Sin.: zi, recension.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë