Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fajësues”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FAJËSUES
INKRIMINUES
KRITIK

KRITÍK,~E mb. 1. Që vë në dukje kryesisht të metat e dikujt a të diçkaje; që priret të gjejë gabimet, fajet dhe mangësitë e dikujt a diçkaje; negativ. E pa (e analizoi, e vlerësoi) me sy kritik. Mbajti qëndrim kritik ndaj sjelljes së saj. Fjalimi i tij qe kritik. Shokët e njihnin si njeri kritik.

2. Që ka aftësi të analizojë, të vlerësojë dhe të gjykojë vlerat, të vërtetat, të metat dhe mangësitë e diçkaje. Përpiqemi për zhvillimin e mendimit kritik të nxënësve në klasë.

3. Shumë i rëndësishëm, thelbësor, jetik, delikat. Adoleshenca është moshë kritike. Foli për një çështje (problem, pikë) kritike.  Ishte në këtë moment kritik që ai dha ndihmesën e vet të rëndësishme.

4. Që merret me hetimin, vlerësimin dhe gjykimin e veprave të artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., zakonisht si profesion. Shkrimtar (poet) kritik.

5. fil. Që synon të rindërtojë tekstin origjinal sipas vullnetit të autorit që e ka shkruar atë. Një botim kritik i Mesharit të Gjon Buzukut. Botime kritike të shkrimtarëve të letërsisë arbëreshe.

6. fiz., kim. Që ka të bëjë me pikën (vlerën e saktë) në të cilën ndodh një ndryshim i menjëhershëm i një vetie a gjendjeje të lëndës (për temperaturën, për trysninë etj.). Me arritjen e temperaturës kritike të një lëngu, zhduket dallimi midis gjendjes së lëngët dhe të gaztë.

Sin.: qortues, fajësues, negativ, i rëndësishëm, thelbësor, jetik, delikat.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.