Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKUZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Veprimi kur akuzoj ose kur akuzohem.
2. drejt. Ngritja a paraqitja e një akuze. Akuzim zyrtar. Akuzim i provuar. Akuzim i padrejtë. Akuzim i pabazë. Bëj akuzim privat. Hedh poshtë akuzimin.
3. bised. Fajësimi i dikujt si fajtor. Akuzim i rrejshëm. Akuzim për vjedhje (për fyerje).
✱Sin.: paditje, pandehje, fajësim, mëtim, pretendim.
AKUZUESHMËRÍ,~A f., drejt. Të qenët i akuzueshëm; akuzim, të akuzuar, të paditur. Akuzueshmëri e rreptë. E parakohshme ishte akuzueshmëria e tij.
✱Sin.: akuzë, akuzim, paditje, pandehje, pretendim, fajësim, të akuzuar, të paditur.
INKRIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Veprimi kur inkriminoj ose kur inkriminohet dikush.
2. Akuzim a fajësim i dikujt për shkelje të ligjit. Akuzat për inkriminim. Të dhëna të plota për përfshirje në inkriminim.
✱Sin.: fajësim, akuzë.
KRITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Analizë, vlerësim a gjykim, që kryesisht vë në pah të metat e dikujt a diçkaje; vërejtje, qortim, fajësim. Kritikë e fortë (e butë). Kritikë e drejtë (e gabuar). Bëj kritikë dashamirëse (dashakeqe). U prek ( u lëndua) nga ajo kritikë. E pranoi (e mirëpriti, e hodhi poshtë) kritikën. E shprehu kritikën tërthorazi (drejtpërdrejt). Kam disa kritika për të. Nuk i kishte qejf kritikat. Jam dakord me kritikat e bëra.
2. Aktivitet intelektual që, bazuar në parime dhe metodologji të caktuara, synon të shqyrtojë dhe të gjykojë veprat e artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., duke vënë në pah arritjet dhe mangësitë; fusha e studimeve që merret me këtë lloj aktiviteti. Ka prirje për kritikë letrare (artistike). Merret me kritikën e artit, teatrit dhe filmit.
3. Artikull a studim kritik; recension. Botoi një përmbledhje me kritika.
4. filozof. Aftësi intelektuale që i lejon dikujt të formulojë gjykime objektive dhe analitike mbi fakte dhe çështje të një natyre morale, shpirtërore, historike etj.
5. përmbl. Të gjithë ata që merren me vlerësime a studime kritike. Kritika letrare u tregua e rreptë. Kritika shkencore i bëri jehonë të madhe librit të tij.
✱Sin.: vërejtje, qortim, fajësim, recension.
NGARKÍM,~I m. 1. Veprimi kur ngarkoj apo kur ngarkohem me diçka; kund. shkarkim. Ngarkimi i anijes. Pirun elektrik për ngarkim. Merret me ngarkimin e mallit. Ngarkimi me përgjegjësi. Ngarkimi me një detyrë. Ngarkimi i baterive (elektr.).
2. Detyrimi për t’i siguruar jetesën dikujt me ushqim, veshmbathje, strehim etj. Ka familjen (prindërit) në ngarkim. Ka në ngarkim tre veta. Ka vetëm veten në ngarkim.
3. Detyrimi për të ruajtur diçka a për t’u kujdesuar për diçka, përgjegjësia për diçka. Mallra në ngarkim. E kam në ngarkim këtë mjet. Marr mallin në ngarkim. Ia vë në ngarkim personal detyroj dikë të paguajë vlerën e një malli që është dëmtuar, është prishur etj. nga pakujdesia e tij.
4. Akuzë ose pretendim se dikush ka bërë diçka të padëshirueshme; akuzë, fajësim. Ngarkimi me faj.
✱Sin.: rëndim, barrosje, detyrë, mbushje, ngjeshje, vënie, hedhje, shpenzim, akuzë, fajësim, detyrim, përgjegjësi.
QÍM/E,~JAI f. sh. ~E, ~ET 1. Fije e hollë dhe e brirtë mbi lëkurën e njeriut dhe të kafshëve; përmb. Tërësia e fijeve të holla që mbulojnë trupin e një kafshe. Qime e zezë (e verdhë, e bardhë, e kuqe). Qime e gjatë (e hollë, e trashë). Qime maceje. Lëkurë me qime. Qimet e kokës flokët. Qimet e lëkurës. Qime të bardha thinja. E ka qimen të butë. Ndërron qimen. I bie qimja.
2. Fije e hollë leshi, pambuku etj.; fije të holla zakonisht nga bishti i kalit, që përdoren për furça etj. Qimet e qilimit. Furçë me qime. Qime leshi. I kanë dalë qimet.
3. bot. Fije e hollë në rrënjët a në kërcellin e disa bimëve. Qime djegëse qime të ashpra, shpuese, kreshtake, të cilat nxjerrin lëng ngacmues ose djegës kur preken, si te gjethet e hithrës. Qime jargore qime që sekretojnë jargë. Qime gjëndërore lloj qimeje që ka në majë një qelizë gjëndërore, e cila sekreton lëndë organike jashtë bimës. Qime e ndjeshme qime e gjatë dhe e hollë, shumë e ndjeshme ndaj prekjes. Qime rrënjore qime që zmadhojnë dhe zgjerojnë sipërfaqen përthithëse të ujit. Qime thithëse zgjatime të holla në cipën e një organi të trupit. Qimet e zorrëve.
4. tek. Fije e hollë metali, e përdredhur në mekanizmin e një ore. Qimja e orës. Iu këput qimja. I ndërroi qimen.
✱Sin.: lesh, lëmishte, fill.
♦ Asnjë qime (*fije) floku. U bë qime (dikush) iku me vrap, vrapoi me shpejtësinë më të madhe, fluturoi menjëherë; u zhduk shumë shpejt; u bë erë; u bë lepur; ia mbathi me të katra. E bën qimen *tra (dikush). E bën trarin qime (dikush) i zvogëlon shumë gjërat, e paraqit diçka më të vogël a më të lehtë sesa është; e bën buallin mizë; kund. e bën qimen tra. Më kanë rënë qimet e kokës (me diçka) shih më ka rënë leshtë e kokës2 (me diçka). Ka rënë qimja në lesh keq. shih gjeti tenxherja kapakun keq. Iu çel qimja (dikujt) u gëzua shumë, u çel; i qeshi fytyra. Më dolën qimet e bardha (*thinjat). Sa të digjet qimja shumë shpejt, për një kohë shumë të shkurtër; menjëherë, në çast; sa rreh qerpiku; sa të thuash pesë. S’më dridhet qimja nuk trembem fare, nuk tutem nga askush e nga asgjë, s’dua t’ia di; s’e tremb qimen; s’më trembet (s’më fiket) syri. M’u drodhën qimet e kokës shih m’u drodhën flokët. (Futet) si qimja në qull (dikush) shih fut hundët (hundën) (dikush). Gjen qime në vezë (dikush) i zbulon e i përmend dikujt një të metë sado të vogël, që ta bëjë patjetër fajtor për diçka. S’e ha *bukën me qime (dikush). Të heq qimen në sy (dikush) është shumë i zoti; është shumë trim; të ha (të qëron) të bardhën e syrit; të merr gjak në vetull; të lan në shpatull; të thyen arrën në dorë. E ka në qime (dikush) i shkon çdo gjë mbarë, është si s’ka më mirë; nuk ka vështirësi a halle, nuk ka arsye ta prishë gjakun; e gjen e mira vetë (dikë); i lulëzon (i lulon) bahçja në dimër (dikujt); kund. s’e mbush barkun me bukë (dikush). Kam qimen e derrit gjithmonë më vete ters, nuk kam fat, nuk më del asgjë mbarë, dështoj vazhdimisht; jam fatkeq; kam qimen e ujkut. Kam qimen e ujkut. 1. Më ndjekin gjithmonë të këqijat, nuk më ndahen të zezat a mbrapshtitë; dështoj vazhdimisht, nuk më ecën fare; kam qimen e derrit. 2. Më vërsulen të gjithë edhe pa të drejtë, tërheq mërinë e të tjerëve; kam lëkurën e ujkut. Ka tri qime në majë (dikush) përçm. është fare i metë nga mendja, ka shumë të meta mendore, s’ka tru fare, është fare budalla; ka një dërrasë (ca dërrasa) mangët tall.; i mungon një dërrasë (dikujt); i ka krisur një dërrasë (dikujt); ka një hatull mangët. Këput qimen (dikush). 1. Di të qëllojë mirë me armë; e ndan qimen (më) katërsh (dysh). 2. Ka sy të mprehtë, e dallon diçka që atje tej. (Kërkon) qimet e kokës (dikush) kërkon një shpërblim shumë të madh; jep një çmim jashtëzakonisht të lartë; e mban shumë shtrenjtë diçka. Kërkon qimen në vezë (në përpeq) (dikush) mundohet të gjejë medoemos ndonjë të metë, sado të vogël, në një punë a në diçka tjetër, edhe aty ku nuk ka; kapet pas gjërave fare të vogla e pa rëndësi; kërkon halën në përpeq; gjen qime në vezë. S’i la qime në faqe (dikujt) e njollosi dikë, i hodhi baltë, e bëri me turp, e turpëroi; i la hijen e marres; i ra boja përtokë. E ndan qimen (më) katërsh (dysh) (dikush). 1. Është shumë i zoti; është mendjehollë; këput qimen. 2. keq. Është shumë dorështrënguar. 3. E ka zakon të kapet pas gjërave fare të vogla; i vë fre pleshtit. Ka ndërruar qimen (dikush) keq. ka ndryshuar vetëm në dukje, por ka mbetur po ai njeri i keq; shtiret si i mirë, sillet me hipokrizi. I është ngritur qimja (dikujt) është inatosur, është nxehur shumë; nuk i flitet me gojë. M’u ngritën qimet e kokës (flokët) *drizë, *përpjetë. S’i ngjitet qimja (dikujt). 1. Është shumë i pastër e i rregullt në veshje, i ndrijnë rrobat në trup nga pastërtia. 2. E ruan me kujdes nderin dhe emrin e vet, s’ka bërë asnjë faj a mëkat; është tepër i prerë e i rreptë për të mos u përlyer sadopak në punë të këqija. Kur të numërosh qimet e gomarit tall. kurrë, asnjëherë; kur të pëllasë gomari në çati. Numëron qimet e postiqes (dikush). 1. Shikon edhe gjërat më të vogla e pa rëndësi, merret me cikërrima të parëndësishme. 2. Nuk ka punë e humbet kohën kot, nuk di me se të merret; merret me diçka që nuk duhet a nuk vlen; bën punë të mundimshme, por kot; vret (numëron) miza; numëron (heq) tespihet; tund (luan) derën; dredh (tund) zinxhirin; shtie rruaza në pe; rruan vezë; prashit (mih, lëron) në ujë; trazon baltën me shkop; sit rërë. Nuk nxjerr (dot) qimen nga qulli (dikush) nuk është i zoti e i shkathët, është shumë i plogët, nuk bën as një punë sado të lehtë a të vogël, nuk e ke për asgjë; nuk e nxjerr (dot) pulën nga kopshti; as turbullon e as kthjellon; fle në këmbë. S’ia pret njeri qimen (dikujt) është i zoti e i zgjuar; nuk e prek dot askush; nuk mund t’ia hedhë dot njeri, s’e mashtron dot; s’ia ha qeni shkopin. Qime e gjallë. 1. Njeri shumë i shkathët në punë e në veprime; e ka gjakun shpuzë (dikush). 2. keq. Tinëzar i madh, ai që të dëmton pa u ndier fare. Qimet e kokës shumë shtrenjtë, sa s’ka më shtrenjtë; shumë, tepër; leshtë e kokës. Qimja e ndan (dikë a diçka) është shumë afër një rreziku dikush, fare pak e ndan nga një dënim, nga një fajësim etj.; fare afër është diçka me diçka tjetër; (është) në teh të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush); varet (mbahet) në një qime (dikush a diçka). Qime në qere diçka shumë e rrallë; diçka që ndodh shumë rrallë. Qimja e tjetrit i duket tra (dikujt) e ka më të lehtë të shohë të metat e të tjerëve, sesa të vetat; i zmadhon të metat e tjetrit. Shkul një qime nga një derr (dikush) shih shkul një gur nga një mur (dikush). Sheh qimen në syrin e tjetrit dhe nuk sheh trarin në kurrizin e vet (dikush) nuk sheh të metat e gabimet e veta të mëdha, por merret me gjërat e vogla të të tjerëve; qimja e tjetrit i duket tra (dikujt). S’i shpëton qimja (dikujt) përpiqet të dëgjojë mirë e me kujdes që të mos i shpëtojë asgjë, rri i përqendruar e i vëmendshëm; hap veshët (dikush); i mban veshët ngritur (dikush); rri me veshë përpjetë (dikush); i mban (i bën) veshët bigë (dikush); kund. i ka mendtë në tra (dikush) mospërf. (Shpëtoi) për një qime (dikush) shih (shpëtoi) për një fije (floku) (dikush). S’e tremb qimen nuk frikësohem fare, nuk tutem nga askush e nga asgjë, as që dua t’ia di; s’më dridhet qimja; s’më trembet (s’më fiket) syri. Varet (mbahet) në një qime (dikush a diçka) është gati duke u prishur diçka a duke vdekur dikush, pak gjë e ndan nga prishja a nga vdekja, mezi mbahet; qimja e ndan (dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë