Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRQÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Një e njëqindta pjesë e një numri, i cili merret si një e tërë (shënohet me shenjën %). Llogaritet (vlerësohet) me përqindje.
2. Pjesa e një të tëre, e llogaritur mbi bazën e ndarjes së saj në njëqind njësi; sasia e diçkaje për çdo njëqind njësi. Përqindja e lindjeve. Përqindja e rënies së lindshmërisë. Përqindja e rritjes ekonomike.
3. Të ardhurat që merren për çdo njëqind njësi monetare (zakonisht kur vihen të hollat në bankë a në arkën e kursimit). Përqindja bankare. Përqindje e lartë.
4. Shpërblimi për punën e kryer, i llogaritur sipas të ardhurave ose sipas xhiros në të holla. Punon me përqindje.
✱Sin.: fajde, faiz, shpërblim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë