Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fabul”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTITEATËR
APOLOG

APOLÓ/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET Rrëfenjë e shkurtër fabulore, alegorike, edukative dhe moralizuese; fabul. Apolog satirik. Lexoj apologje. Apologje me mësime të vyera.

INTRIGË

INTRÍG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Veprimbëhet me qëllimkeq e prapa krahëvedikujt për ta ngatërruar me të tjerët, për ta futurkurth a për ta dëmtuar; punë tinëzake dhe e pabesëdikush e bën për të arritur qëllimet e tij jo të ndershme. Intrigë e ulët (e poshtër, e ndyrë, armiqësore, djallëzore). Vend intrigash. Thur (bën) intriga.
2. let. Një varg veprimeshndërlikuara e ngjarjeshngatërruara, me kthesapapritura, që zbulojnë interesat e qëllimet e kundërtapersonazheve të një vepre letrare dhendikojnërrjedhën e zhvillimitsubjektit të saj. Intrigë e thjeshtë. Intriga e dramës (e romanit, e tregimit). Krijon (zgjidh) intrigën.
Sin.: spicë, subjekt, fabul.

MODELOR

MODELÓR,~E mb., libr. lidhet me modelin, i modelit. Ajo fabul është ushqyer prej disa burimesh modelore.

SUBJEKT

SUBJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. filoz. Njeriu si qenie e ndërgjegjshme, që ka aftësimendojë, të njohë sendet e dukuritë e botës dheveprojë me vullnetin e tij për të arritur qëllimet e dëshirat e veta (në kundërvënie me botën e jashtme si objekt i njohjes); kund. objekt. Subjekti dhe objekti i njohjes. Objekti ekziston pavarësisht nga subjekti.
2. Një njeri a një grup njerëzishmarrin pjesë si vepruesvetëdijshëm e me vullnet në një proces a veprimtari. Nxënësi si subjekt i mësimit.
3. drejt. Një njeri ose një institucion a ndërmarrjehynmarrëdhënie ligjore me shtetin me të drejta dhe detyracaktuara; person ligjor. Subjekt i së drejtës. Subjekt i krimit ai që ka bërë një krim dhe që do të përgjigjet penalisht për të.
4. spec. Njeriumerret për ta vëzhguar për qëllime studimi ose për të nxjerrë prej tij të dhëna për një fushë kërkimi. Subjekti i eksperimentit. Gjeti një subjektpërshtatshëm për studime dialektore.
5. gjuh. Kryefjalë. Subjekti i fjalisë është i shprehur me sintagmë.
6. logj. Ajo pjesë e gjykimit e cila pasqyron atë për të cilën bëhet fjalë dhe për të cilën pohohet ose mohohet diçka. Subjekti dhe predikati i gjykimit.
7. Ajotrajtohet a për të cilën bëhet fjalë në të folur ose në një shkrim; tema. Subjekti i bisedës. U subjekt i diskutimit.
8. art. Tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve etj. nëpërmjetcilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluesepersonazheve dhe zbulohet përmbajtja e një vepre letrare; ngjarjashërben si bazë për paraqitjen e figurshme në një vepërpikturës a të skulpturës ose për shtjellimin e një vepre muzikore. Subjekti i romanit. Subjekt i marrë nga jeta e popullit. Subjekti i pikturës (i tablosë). Zhvillimi i subjektit. E ka marrë subjektin nga jeta reale.
Sin.: parti, fabul.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.