Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INDUSTRIALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Krijoj a zhvilloj më tej industrinë në një vend, në një krahinë, në një zonë etj.
2. Zëvendësoj në procesin e prodhimit punën e dorës me punën e makinave, mekanizoj; fut në prodhimin e diçkaje mjetet e mekanizuara dhe zbatoj teknologjinë e metodat që janë karakteristike për industrinë. Industrializoj prodhimin. Industrializoj ndërtimet.
✱Sin.: zhvilloj, modernizoj, mekanizoj, fabrikoj.
TRILL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Shpik nga mendja diçka që nuk ka qenë a nuk ka ndodhur në të vërtetë; sajoj me mend gjëra të paqena, nxjerr diçka nga mendja; krijoj diçka me imagjinatë. Trilloi një ngjarje. I trillon mendja vazhdimisht.
2. Nxjerr e përhap lart e poshtë fjalë jo të vërteta për të dëmtuar dikë ose për të cenuar nderin a emrin e tij, shpif; bëj me mend plane dhe intriga kundër dikujt. Trillonte lloj-lloj shpifjesh.
✱Sin.: sajoj, ngjiz, stis, ngjiz, sendërgjoj, shpërralloj, shpërrallis, shpik, fantazoj, fabrikoj, tjerr, nxjerr, krijoj, shpif.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë