Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GURGULLÚES,~E mb. Që gurgullon; që nxjerr gurgullima. Ujë gurgullues. Me zë gurgullues.
✱Sin.: shushuritës, fëshfëritës.
MURMURÍTËS,~E mb. Që murmurit, nënëritës. Zëri i tij ishte murmuritës. Gurgullimë murmuritëse. Muzikë murmuritëse.
✱Sin.: mërmëritës, nënëritës, shushuritës, fëshfëritës, gurgullues.
SHAPLLÚES,~E mb. Që murmurin, që shushurin. Pyll shapllues. Krua shapllues.
✱Sin.: shushurues, fëshfëritës, mërmëritës, zhauritës.
SHUSHURÍTËS,~E mb. Që bën shushurimë, që shushurin; fëshfëritës. Gjethe shushuritëse.
✱Sin.: fëshfëritës, murmuritës, mërmëritës, ligjërues, gurgullues.
SHUSHURÚES,~E mb. Që murmurin, që shushurin; shapllues. Gjethe shushuruese. Valë shushuruese.
✱Sin.: shapllues, fëshfëritës, mërmëritës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë