Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FRUSHULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal., vet. v. III 1. Fishkëllen. Frushullon era.
2. Fëshfërin. Frushullojnë gjethet e pemëve. Frushullon lehtë.
✱Sin.: fishkëllen, fëshfërin.
FËRFËRÍ/N vep., ~U, ~RË v. III 1. Bën një zhurmë të lehtë, duke përplasur krahët në ajër (për shpendët); bën zhurmë si ajo e krahëve të shpendëve kur fluturojnë ose si ajo e flamurit kur valëvitet nga era; fërfëllon. Fërfërinin zogjtë. Gjethet fërfërijnë nga era.
2. Lëviz shpejt e shpejt diçka, dridhet; endet. Fërfëriu mes pemëve.
✱Sin.: fëshfërin, dridhem.
FËSHFËRÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., v. III 1. Bën një zhurmë të lehtë kur valëvitet a dridhet nga era ose kur fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; fërfërin. Natën fëshfërinin gjethet. Fëshfëriu fshesa mbi dysheme.
2. Bën një zhurmë të lehtë kur përplaset nëpër gjethe, nëpër bimë etj. (për erën). Fëshfërin era.
✱Sin.: fërfërin, fërfërit, frushullon, shushurin, shushurit.
LIGJËR/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR jokal. 1. Flas; flas bukur. Ligjëron bukur. Ligjëron shqip. Ligjëronin me zë të ulët. Nuk i ligjëron goja. - Të bëjmë të ligjërosh siç duam ne!
2. kal. Lexoj ose e them përmendsh e bukur një pjesë artistike përpara të tjerëve, recitoj; vjet. lexoj. Ligjëroi një vjershë.
3. Mbaj një ligjëratë a fjalim përpara një grupi të madh dëgjuesish.
4. Shqyrtoj një çështje për të nxjerrë në shesh të drejtën; e kuvendoj, e pleqëroj. E kishte zgjedhur fshati për të ligjëruar.
5. fig., vet. v. III Këndon a cicëron bukur (për disa zogj); shushurin a fëshfërin ëmbël. Ligjëron bilbili (kryeartëza). Ligjëron lumi. Ligjërojnë gjethet (drurët).
✱Sin.: flas, ligjoj, lexoj, bisedoj, shqyrtoj, kuvendoj, pleqëroj, këndon, cicëron, shushurin, fëshfërin.
♦ Më ligjëron shpirti (*zemra). Më ligjëron *zemra (shpirti).
SHUSHURÍ/N vep., ~U, ~RË jokal. 1. Bën shushurimë; fëshfërin. Shushurin pylli. Shushurijnë gjethet. Shushurijnë pemët (pishat, plepat, shelgjet, kallamat, shkurret). Shushurin era. Shushurijnë përrenjtë. Shushurin shiu.
2. Pëshpërit, çuçurit. Shushurinin ca vajza në oborr. Shushurinin me zë të ulët. Plakat shushurinin nën zë.
✱Sin.: fëshfërin, pëshpërit, çuçurit, shushurit, çuçlon, gurgullon, gurgullin, ligjëron, murmuron, murmurin, mërmërit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë