Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fërshëllimë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BILBIL

BILBÍL,~II m. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Erithacus luscinia; Luscinia megarhynchos; Sylvia luscinia) Zog i vogël shtegtar me puplapërhimebark dhemurrme te krahët, që njihet si këngëtari më i mirë ndër gjithë zogjtë. bilbili. Kënga e bilbilit. Foleja e bilbilit. Fabula e bilbilit dhe e thëllëzës. Këndon si bilbil. O bilbil ta bëra benë, / Në ta gjetsha dot folenë.... (folk.). Nga një thellësirë, ta dëgjova zërin, / Ti ishe bilbil, më dole thëllëzë. (folk.). Fëmija është bilbili i shtëpisë. (fj. u.). Nuk këndon bilbili kur i vë galën (sorrën) pranë (në kuvli). (fj. u.). Bilbili te kafazi nuk këndon nga qejfi, po nga marazi. (fj. u.). Nuk vishet korbi me pendët e bilbilit. (fj. u.). Kur hyn sorratrëndafil, i duket vetja bilbil. (fj. u.).
2. zool. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për disa llojekëtij zogu. Bilbil kallmishtash (i kallmishtave) (lat. Acrocephalus arundinaceus) një nga zogjtë këngëtarë më të përhapur, që dallohet nga bilbili i zakonshëm për nga gjatësia e trupit dhe mënyra si këndon. Bilbil kënete (i kënetave) (lat. Cettia cetti) zog i vogël këngëtar i viseve me klimëbutë a të ngrohtë. Bilbil uji (i ujit) (lat. Alcedo atthis) shpend me këmbë pa membranë, që kridhetujëracekëta dhe ecënfundtyre për të gjuajtur; bilbil peshkatar.
3. Mjet i vogël me një pip, të cilit i fryjmë për të nxjerrë fërshëllimë. Bilbil druri. Bilbili i gjyqtarit të lojës (i policit, i rojës). Bilbil fëmijësh. Fërshëllima e bilbilit. Lugë me bilbil. I ra (i fryu) bilbilit. - Bjeri bilbilitmblidhen!
4. fig., poet. Trim; luftëtar. Nëpër shekuj krahëndritur / Trembëdhjetë bilbilat vijnë. (folk.).
U bilbil (dikush) u ndreq, u si duhet, sillet mirë (për njerëz që nuk kanë qenërregullt); u lule; u nuse. Kur të bëhet laraska bilbil kurrë, asnjëherë; kur të bëhet grerëza bletë; kur të këndojë sorra si bilbili. Bilbil gjyzari figurë e përrallave popullore: bilbil me zë shumëbukur, që paraqitet sikur bën çudira; fig. këngëtar me zë të bukur. (Është) bilbil nga goja (dikush) flet lirshëm e bukur, është i zoti i gojës; e ka gojën bilbil. Bilbilkafaz njeri i mirë e i zoti, që i ka të gjitha për të jetuar, por nuk ka liri; është pa liri e pa shpresë. E ka gojën bilbil (dikush) shih është bilbil nga goja (dikush). I ka veshët bilbil (dikush) dëgjon shumë mirë, është i mprehtë nga veshët; i ka veshët pipëz. këndojnë bilbilat iron. kam shumë halle a telashe e nuk di ç’të bëj; zien (më mizëron) koka; më këndojnë dyzet gjela (mbi kokë).

FISHKËLLIM

FISHKËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fishkëllimë. Ia dëgjoi fishkëllimin që larg.
Sin.: fishkëllimë, fërshëllimë, vërshëllim, frushullim.

FËRSHËLLYER

FËRSHËLLÝER,~A (e) f. sh. ~A ~AT (të) Fërshëllimë. Erdhi me një të fërshëllyer.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.