Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DRÍDHM/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT 1. Lëvizje të vogla e të shpejta të trupit nga të ftohtët, nga një sëmundje, nga një ndjenjë e fortë tronditëse etj.; rrëqethje. E kapën dridhmat. Ka ethe me dridhma. S’i pushojnë dridhmat.
2. fig. Tronditje a shqetësim, që vjen nga një ndjenjë e fortë; frikë e madhe, tmerr. Ndjeu një dridhmë. I shtiu dridhmën.
✱Sin.: të dridhura, dridhje, dridhërimë, dredhje, rrëqethje, ngjethje, përqethje, të rrëqethura, të ngjethura, fërgëllimë, mornicë, dridhërim.
♦ I hyri dridhma (dikujt) u tremb, u trondit shumë, u tmerrua, u lemeris; e kapën dridhmat (dikë); i hynë të dridhurat; e zunë të dridhurat (dikë). E kapën dridhmat (dikë) e humbi durimin e qëndresën para diçkaje të vështirë; i hyri frika; dridhet nga inati; i hyri dridhma (dikujt); i hynë të dridhurat (dikujt); e zunë të dridhurat; e zunë ethet. I shtiu dridhmën (dikujt) i futi frikë të madhe, e frikësoi shumë, e tmerroi, e lemerisi; e tronditi; i shtiu (i futi) të dridhurat.
FELGRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Dridhje, fërgëllimë. I ndiente felgrimet e gjetheve.
✱Sin.: dridhje, fërgëllimë.
FËRFËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që dëgjohet kur një shpend përplas krahët në ajër; fërfërimë. Dëgjohej fërfëllima e krahëve të zogjve. Fërfëllima e erës.
✱Sin.: fërfërimë, fërgëllimë, fërfëllim, fëshfërimë, fërfëritje, fëshfërimë.
FËRFËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma e krahëve të shpendëve në ajër ose zhurma e gjetheve kur i lëviz era; zhurma e diçkaje që lëviz duke u valëzuar; fërfëllimë, fëshfërimë. Dëgjonte fërfërimën e lehtë të gjetheve.
✱Sin.: fërgëllimë, fëshfërimë, fërfëllim, fërfëritje.
FËRGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fërgëllimë. Ndjeu një fërgëllim nga të ftohtit.
✱Sin.: fërgëllimë, dridhje, turfullim, turfullimë.
FËRGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkundje e shpeshtë dhe e lehtë e diçkaje në trajtën e valëve; dridhje e lehtë; zhurma që dëgjohet kur lëkundet diçka valë-valë ose kur dridhet diçka lehtë. U dëgjua një fërgëllimë e lehtë gjethesh.
2. Zhurma që del kur turfullon kali nga një mundim i madh. Kuajt ecnin duke lëshuar fërgëllima.
3. kryes. sh. Dridhmat e trupit kur kemi të ftohtë a ethe ose kur na pushton një ndjenjë e fortë, fërgëlli. I shkonin fërgëllima nëpër trup.
✱Sin.: fërgëllim, fërgëlli, fërfëllimë, turfullimë, dridhmë.
TURFULLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zhurmë që nxjerrin disa kafshë, kryesisht kali, kur egërsohen, kur kanë frikë a kur janë lodhur shumë. Turfullima e kalit (e kaut, e buallit). Turfullimë kafshe. Turfullima e dhive.
2. Zhurmë e mbytur që del menjëherë. Turfullima e lokomotivës (e traktorit).
✱Sin.: turfullim, shkrofëtimë, fërgëllimë.
TËRFÁT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fërgëllimë, turfullimë (që bën kali a një kafshë tjetër).
VËRGLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fërgëllimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë