Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FËRGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Fërgëllimë. Ndjeu një fërgëllim nga të ftohtit.
✱Sin.: fërgëllimë, dridhje, turfullim, turfullimë.
FËRGËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkundje e shpeshtë dhe e lehtë e diçkaje në trajtën e valëve; dridhje e lehtë; zhurma që dëgjohet kur lëkundet diçka valë-valë ose kur dridhet diçka lehtë. U dëgjua një fërgëllimë e lehtë gjethesh.
2. Zhurma që del kur turfullon kali nga një mundim i madh. Kuajt ecnin duke lëshuar fërgëllima.
3. kryes. sh. Dridhmat e trupit kur kemi të ftohtë a ethe ose kur na pushton një ndjenjë e fortë, fërgëlli. I shkonin fërgëllima nëpër trup.
✱Sin.: fërgëllim, fërgëlli, fërfëllimë, turfullimë, dridhmë.
SFYTYRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET [SFYTYRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT] Veprimi kur sfytyrin; turfullimë nga inati. Lëshoi një sfytyrim. Dëgjoheshin sfytyrimet e tij. Mjaft me këto sfytyrime.
✱Sin.: turfullim, shkrofëtimë, shfryrje, ftorrje, fërgëllim, tërhuzje.
TURFULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Turfullimë, shkrofëtimë, shfryrje, fërgëllim, tërhuzje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë