Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FËRFËLLÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma që dëgjohet kur një shpend përplas krahët në ajër; fërfërimë. Dëgjohej fërfëllima e krahëve të zogjve. Fërfëllima e erës.
✱Sin.: fërfërimë, fërgëllimë, fërfëllim, fëshfërimë, fërfëritje, fëshfërimë.
FËRFËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurma e krahëve të shpendëve në ajër ose zhurma e gjetheve kur i lëviz era; zhurma e diçkaje që lëviz duke u valëzuar; fërfëllimë, fëshfërimë. Dëgjonte fërfërimën e lehtë të gjetheve.
✱Sin.: fërgëllimë, fëshfërimë, fërfëllim, fërfëritje.
FËRFËRÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Fërfërimë. Fërfëritja e gjetheve. Fërfëritje flamujsh.
✱Sin.: fërfërimë, fëshfëritje, fëshfërimë.
FËSHFËRÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Zhurmë e lehtë që bëhet kur valëvitet a dridhet diçka nga era ose kur një send fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; zhurma e lehtë e erës kur fryn nëpër gjethe, nëpër bimë etj., fërfërimë. Fëshfërimë e lehtë. Dëgjoi fëshfërimat e letrave.
✱Sin.: fërfërimë, fëshfëritje, fërfëritje, frushullimë, shushurimë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë