Fjalori

Rezultate në përkufizime për “fërfërin”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

FËRFËRIT
FËSHFËRIN

FËSHFËRÍ/N vep., ~U, ~RË jokal., v. III 1. Bën një zhurmëlehtë kur valëvitet a dridhet nga era ose kur fërkohet, përplaset a zvarritet mbi diçka jo të fortë; fërfërin. Natën fëshfërinin gjethet. Fëshfëriu fshesa mbi dysheme.
2. Bën një zhurmëlehtë kur përplaset nëpër gjethe, nëpër bimë etj. (për erën). Fëshfërin era.
Sin.: fërfërin, fërfërit, frushullon, shushurin, shushurit.

FËSHFËRIT

FËSHFËRÍT (FËSHFËRÍS) vep., ~I, ~UR jokal., v. III Fëshfërin. Fëshfëritin misrat nga era.
Sin.: fëshfërin, fërfërin, frushullon, shushurin, shushurit.

ÇUFLLON

ÇUFLL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR jokal. Bën zhurmë kur gjethet i lëviz era. Çufllon misri para stuhisë. Gruri i pjekur çufllonte.
Sin.: fëshfërin, fërfërin, shushurin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.