Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EUROPIANOVERIÓR,~E mb. 1. Evropianoverior. Në këtë vend të vogël europianoverior. Vendi i madh europianoverior. Vizitor europianoverior.
2. si em. m dhe f. Banor vendës i shteteve të Evropës Veriore ose ai që është me prejardhje nga Evropa Veriore. Një qasje pragmatiste për europianoveriorët. Tipik për europianoveriorët. Europianoveriorët u sulën në brigjet e Spanjës. Evropianoveriorja e skuadrës së volejbollit.
EVROPIANOVERIÓR,~E mb. 1. Që lidhet me Evropën e Veriut, i Evropës së Veriut; që vjen nga Evropa e Veriut, që ka të bëjë me Evropën e Veriut. Instinkti evropianoverior. President i vendit evropianoverior. Një pamje nga lart e një qyteti evropianoverior. Kuzhina evropianoveriore.
2. si em. m. dhe f. Banor vendës i shteteve të Evropës së Veriut ose ai që është me prejardhje nga Evropa e Veriut. Evropianoveriorët kursyes. Evropianoveriorët përtej alpeve. Realiteti kulturor i ndryshëm i evropianoveriorëve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë