Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
HOMERÍZ/ËM,~MI m. sh. ~A, ~AT Tipar i stilit homerik; veçori a karakteristikë si ajo e veprave legjendare të Homerit; prirje letrare për të imituar ose evokuar Homerin; interpretim ose qasje homerike.
KËMBÓR/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjet tingëllues i rrumbullakët brenda të cilit lëviz një gjuhëz, i cili u varet bagëtive në qafë; troke. Dashi i këmborës dashi që i prin kopesë.
2. Tingëllima e këtij mjeti. Dëgjoheshin këmborët e deleve (të dhive).
3. mospërf. Ai që i shërben dikujt për një interes të ngushtë a vetjak, duke evokuar a duke përhapur idetë dhe mendimet e tij; tellall i dikujt.
✱Sin.: troke, tingëllimë, tellall.
♦ I ra *gjuha e këmborës (dikujt) tall. I bie një herë këmborës e një herë rrokaçes (dikush) nuk është i qëndrueshëm në atë që thotë a bën, është i pavendosur; e dredh fjalën; kthen gunën nga të fryjë era. *Dash me këmborë. Si *dashi me këmborë. *Dele qorre pas këmborëve. Nuk i dëgjohen këmborët (dikujt) mospërf. 1. Nuk dihet se ku është, është zhdukur s’dihet se ku; nuk ndihet për asgjë. 2. Nuk ia vë veshin njeri, nuk e dëgjojnë e nuk e përfillin. Ku di *derri këmborë! mospërf., tall. I ha *qafa për këmborë (dikujt). I ka humbur *rabushi i këmborës (dikujt) keq. S’është *dash për atë këmborë (dikush) mospërf. S’ka *qafë për atë këmbore (dikush). As këmborë e as çokane shih as mish e as peshk. S’më lënë *zilet e mia të dëgjoj këmborët e botës. Nuk e mban dot atë këmborë (dikush) shih s’ka qafë për atë këmborë (dikush). Ndërrojnë këmborët (me njëri-tjetrin) iron. janë të një mendjeje, veprojnë njëlloj; rrahin një këmborë; çerep e vegsh të një dheu. Njëri i bie *trokes e tjetri këmborës. Rrahin një këmborë shih ndërrojnë këmborët (me njëri-tjetrin). I varën këmborën (dikujt). 1. E ngarkuan me një punë a me një detyrë të rëndësishme, i besuan të bëjë diçka me përgjegjësi; i mbeti cingare (diçka). 2. iron. E tallën dhe e turpëruan përpara të tjerëve, e përqeshën në sy të botës; i varën zilen; i varën (i vunë) teneqenë. Nuk ia var këmborën (dikujt) mospërf. shih nuk ia var torbën (dikujt) mospërf.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë