Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Fëmija e dikujt; foshnja e lindur. Pjella e tij. Pjellë e keqe pasardhës i prapë. E ka rritur si pjellën e vet.
2. I vogli i një kafshe. Pjella e lopës viçi. Lëpinte pjellën.
3. fig. Diçka që është krijuar me përpjekje e me mundime dhe që është shumë e dashur. Pjellë e luftës për pavarësi. Pjellë e përplasjeve ndërkombëtare.
4. fig., keq. Rrjedhojë jo e mirë e një dukurie, e një sistemi etj.; diçka e keqe e krijuar me pikësynime të caktuara; pasojë. Pjellë e krimit.
✱Sin.: fëmijë, foshnjë, pjellje, i vogël, këlysh, zog, pot, bam, bimë, bark, barrë, bir, bijë, evlat, krijesë, krijim, rrjedhojë, pasojë, produkt.
♦ Pjellë e keqe (e shejtanit) përb. fëmijë a pasardhës i prapë, njeri i mbrapshtë; bimë e keqe; farë e keqe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë