Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EKZÁKT,~E mb. I saktë, i përpiktë. Adresat e tyre ekzakte. Dokumenti ekzakt i regjistrimit. Për t’u evidentuar sa është sasia ekzakte. Koha ekzakte e goditjes. Rrethanat ekzakte të zhdukjes së tij nuk dihen. Shkenca ekzakte shkencat që përdorin metoda matematikore në studimet e tyre, kryesisht ato natyrore.
EVIDENCÚAR (i, e) mb. Që janë regjistruar në evidencë, që janë evidencuar. Emrat e tyre i kemi të evidencuar konkretisht. Stoqet e evidencuara. Çështjet e evidencuara. Parregullsitë e evidencuara.
2. I theksuar. Disa nga vlerat më të evidencuara të tij.
✱Sin.: i evidentuar, i theksuar.
►EVIDENT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Dëshmohet. Evidentohet fakti. Evidentohet një ngadalësim në ritmin e rritjes. Janë evidentuar një sërë shkeljesh.
2. pës. e EVIDENTÓJ.
EVIDENT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. zyrt. Evidencoj. Një grua, evidenton raporti, nuk është lejuar të rrijë në qendrën e votimit. Duke evidentuar sektorët më të prekur. Evidenton pasurinë e paluajtshme.
2. libr. Vë në dukje. Më duhet ta evidentoj fort këtë fakt. Kanë evidentuar një sërë rastesh të lidhjeve të paligjshme. Evidentoi miqësinë e fortë mes dy popujve.
3. vet.v. III Dëshmon. Do të evidentojë jashtë shtetit punën dhe projektet e bëra. Mund të evidentoheshin nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
EVIDENTÚAR (i, e) mb. Që është vënë në dukje, që është evidentuar. Personi i evidentuar në vendin e aktivitetit. Të evidentuar sipas strukturës së përmendur. Çështje të evidentuara. Elementet e evidentuara. Problematika të evidentuara.
✱Sin.: i evidencuar, i theksuar, i dalluar, i shënuar.
PAEVIDENTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i evidentuar; që nuk është evidentuar. Veprime të paevidentuara.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë