Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►EVIDENC/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, pës. e EVIDENCÓJ. Për këtë është evidencuar në përgjithësi. Pavlefshmëria është evidencuar. Disa ishin të evidencuar me forma të shkurtuara të emrit.
✱Sin.: evidentohet, theksohet.
EVIDENC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal., libr. 1. Regjistroj të dhëna në një evidencë. Nuk kemi arritur t’i evidencojmë të gjithë. Të evidencojnë edhe çështjet problemore terminologjike. Të mos jetë e interesuar për t’i evidencuar provat.
2. Theksoj. Për këtë evidencojmë edhe përgjegjësinë e kuadrove drejtues. Nuk është në gjendje të evidencojë një pjesë të fuqive të veta mendore.
✱Sin.: evidentoj, theksoj.
EVIDENCÚAR (i, e) mb. Që janë regjistruar në evidencë, që janë evidencuar. Emrat e tyre i kemi të evidencuar konkretisht. Stoqet e evidencuara. Çështjet e evidencuara. Parregullsitë e evidencuara.
2. I theksuar. Disa nga vlerat më të evidencuara të tij.
✱Sin.: i evidentuar, i theksuar.
EVIDENTÚAR (i, e) mb. Që është vënë në dukje, që është evidentuar. Personi i evidentuar në vendin e aktivitetit. Të evidentuar sipas strukturës së përmendur. Çështje të evidentuara. Elementet e evidentuara. Problematika të evidentuara.
✱Sin.: i evidencuar, i theksuar, i dalluar, i shënuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë