Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EVENIMÉNT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. Ngjarje; ndodhi me rëndësi ose e paharrueshme; emnesë. E ftuar në eveniment. Evenimenti për mbledhje fondesh. Do të shkoj në një eveniment të organizuar nga drejtoria. Evenimentet më të rëndësishme të kalendarit.
✱Sin.: ngjarje, event.
NGJÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Diçka e veçantë që ka ndodhur ose që mund të ndodhë në rrjedhën e jetës; dukuri e jetës së shoqërisë ose të njeriut; ndodhi. Ngjarje e gëzuar (e hidhur). Ngjarje e madhe (e rëndësishme, e shënuar). Ngjarjet politike (ndërkombëtare). Ngjarjet e fundit. Ngjarje me rëndësi historike. Zhvillimi i ngjarjeve. Rrjedhja e ngjarjeve. Në dritën e ngjarjeve të fundit. Ngjarjet rrokullisen (rrjedhin) me shpejtësi. Tregon si rrodhën ngjarjet. Ardhja e tij në fshat përbën ngjarje.
2. drejt. Fakt që lidhet me një krim, me një fatkeqësi etj. Ngjarje e jashtëzakonshme. Në vendin e ngjarjes.
✱Sin.: ndodhi, e ngjarë, eveniment, ndeshtrashë, rrurëz, veprim, rast, dukuri, rrethanë, tregim, histori, shkak, vaki, vepër, gjë, shenjë, çështje, emnesë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë