Fjalori

Rezultate në përkufizime për “etiketoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ETIKETIM

ETIKETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur etiketoj një produkt. Etiketimi i pantallonave. Po merrem me etiketimin e shurupit.
2. fig. Cilësim subjektiv për dikë a diçka. Etiketime nga më të ndryshmet. Etiketime publike. Me frikën e etiketimit si bashkëpunëtor. Etiketimi i tyre në historiografinë shqiptare.
3. gjuh. Shënimi me një emërtim gramatikor i një fjale a i pjesëve të saj në një korpus tekstesh të digjitualizuara. Etiketimi gramatikor. Etiketimi i pjesëveligjëratës. Algoritmet e etiketimit. Sisteme etiketimi.

ETIKETOJ

ETIKET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I vë etiketën një produkti. Etiketoj shishet. Kam etiketuar xhaketat. Pajisje për të etiketuar gjimbajtëse.
2. fig. I vë një etiketë dikujt a diçkaje për t’i bërë një cilësim subjektiv. Nuk dua ta etiketoj veten. Këtë parajsë e etiketojnë si ferr. Nuk dua të m’i etiketosh fjalët e mia si paragjykuese.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.