Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ETÉR,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Lëng i pangjyrë, i avullueshëm, me erë të mprehtë, që përftohet nga bashkimi i alkooleve në mjedis acid dhe përdoret si tretës në industri etj. Eteret e thjeshta (e përbëra). Thith eter. Eteri përdoret si anestezi. Një sasi eteri.
2. fiz. Lëndë që sipas përfytyrimeve të kohës së lashtë, zinte gjithë hapësirën mbi atmosferë; një lëndë e tillë, pa peshë, që mendohej se mbushte hapësirat ndërmjet grimcave dhe ishte përçuese e dritës dhe e elektricitetit. Ekzistenca e eterit. Lëvizja e eterit. Eteri si lëndë që i ngjan ajrit.
3. Pjesa më e pastër dhe më e tejdukshme e ajrit në shtresat më të larta të atmosferës (sipas mitologjisë së grekëve të lashtë). Eteri është elementi i pestë.
4. poet. Qiell; hapësira qiellore. Zëri përhapej në eter.
NARKOTIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek. Vë në gjumë duke i dhënë lëndë narkotike; sjell në gjendje narkoze; drogoj. E narkotizuan të sëmurin. E narkotizuan me eter. Narkotizojnë me gjilpëra.
2. I shkaktoj gjendje deliri a halucinacione me anë të substancave narkotike. E narkotizoi tymi i gjetheve të bimës narkotike.
3. fig. I trullos mendjen, e përgjum. Më narkotizoi me ato që më tha. Ajo muzikë, ai ambient të narkotizonin.
✱Sin.: drogoj, trullos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë