Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABANDONÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Braktisëse.
ABÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fet. Abateshë.
ABDESHÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET [lexo: ABDES-HÁNE] [AVDÉSHAN/E,~IA] [lexo: AVDES-HÁNE] vjet. 1. Vend i caktuar në një skaj a në një cep të shtëpisë për të kryer ritualin e pastrimit para faljes së namazit. Abdeshane guri. Abdeshane metali a plastike.
2. Nevojtore.
✱Sin.: sqoll, sqolle, lajtore, vaskë.
ABERACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Shmangie, shtrembërim ose heqje mënjanë nga rruga normale, nga rruga e pritur ose nga rruga e saktë. Aberacion drejtimi. Aberacion qëllimi. Aberacion plani.
2. drejt. Shmangie nga rendi, nga norma, nga drejtimi i duhur a nga gjendja normale. Aberacion juridik. Aberacion ligjor.
3. mjek. Shmangie ose largim nga normalja. Aberacion mendor. Aberacion psikik. Aberacion ndaj sjelljeve jonormale.
4. Lirim a hapje e udhës për dikë; largim nga diçka.
5. opt. Shpërndarje e rrezeve të dritës që kalojnë nëpër një thjerrëz. Aberacion optik. Aberacion sferik (kromatik etj.).
6. biol. Ndryshim i formës, i ndërtimit a i ngjyrës te njerëzit, te kafshët dhe te bimët nën ndikimin e faktorëve të jashtëm. Aberacion kromozoik ndryshim a shmangie në strukturën ose në numrin e kromozomeve, që mund të çojnë në çrregullime gjenetike.
7. astr. Ndryshim i rrejshëm i pozicionit të një trupi qiellor, si rrjedhojë e rrotullimit të Tokës rreth diellit dhe rreth boshtit të vet, si dhe e shpejtësisë së shpërndarjes së rrezeve të diellit. Aberacioni i dritës. Aberacion yjor shmangie e dritës së yjeve për shkak të lëvizjes së Tokës dhe të shpejtësisë së dritës.
✱Sin.: shmangie, largim, devijim, moszbatim, shkelje, mënjanim, jonormalitet, shtrembërim, modifikim.
ABETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET ars. Libër fillestar për të mësuar shkrim-leximin; libri i parë mësimor për edukimin fillestar; mjet mësimor që përdoret për mësimin e alfabetit dhe të leximit të parë. Abetarja e parë. Abetarja e gjuhës shqipe. Abetare për të rritur. Abetare digjitale. Festa e abetares. Historia e abetares shqipe.
ABHAZIÁN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Banore e Abhazisë ose që e ka prejardhjen nga Abhazia. Abhaziania syzezë.
ABÍS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Gropë ose vrimë e madhe, e thellë dhe e errët; pjesë të thelluara e të errëta në fund të oqeaneve ose në vende të ndryshme të natyrës; humnerë. Në buzë të abisit. Në fund të abisit. Thellësia e abisit. Errësia e abisit. Ushton abisi.
2. mit. Hapësirë e pafundme, hapësirë e panjohur dhe e paskajshme; hapësirë e mistershme, thellësi e pafund. Bota iu bë abis.
3. fig. Mërzi e madhe, përhumbje nga depresioni. Ra në abis. Ndihej si të ishte në abis.
✱Sin.: humnerë, hon, greminë, pellg, thellomë.
ABLACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Heqje ose largim i diçkaje prej një vendi në vendin tjetër. Ablacioni i pajisjeve.
2. gjeol. Rrëshqitje ose bartje e materialit të thërrmuar shkëmbor nën ndikimin e ujit, të erës, të akullnajave etj.; procesi i zhdukjes së akullit ose borës për shkak të shkrirjes, të avullimit ose të shkëputjes së ajsbergëve. Ablacion i rërës shkëmbore. Ablacioni i akullit (i borës).
3. astr. Procesi i largimit dhe i zhvendosjes së lëndës nga sipërfaqja e një trupi qiellor ose nga një anije kozmike gjatë hyrjes në atmosferë, për shkak të nxehtësisë së skajshme.
4. mjek. Heqje me operacion e ndonjë organi a i një pjese të tij; shkolitje e vetvetishme e një formacioni indor nga tjetri. Ablacion me laser. Ablacion me radiofrekuencë. Ablacioni kirurgjikal. Ablacion i placentës. Ablacion i retinës. Ablacion kardiak.
✱Sin.: heqje, largim, mënjanim, shkolitje, shkëputje, zhvendosje, bartje.
ABLÁUT,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. Dukuri gjuhësore që shpreh ndryshimin në strukturën fonetike të fjalës, kur një zanore e mbyllur bëhet më e hapur dhe kur një zanore e përparme bëhet më e prapme, me rrjedhojë ndryshime gramatikore ose kuptimore; apofoni. Raste të ablautit në shqipe janë ndërrimet fonemore te dal - dola, heq - hoqa etj. Ablauti themelor. Ablaut i ngjyrimit.
ABNORMALITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET Gjendje jo normale, parregullsi, shmangie nga norma ose nga e zakonshmja; kund. normalitet. Abnormalitete në qeliza. Karakterizohet nga abnormalitete.
✱Sin.: jonormalitet, anormalitet.
ABOLICIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shfuqizim vendimi për diçka; shfuqizim ose falje dënimi, lirim nga dënimi. Abolicion i një ligji. Abolicion i akteve ligjore. Abolicion sistemi. Abolicion i një praktike. Mbështetës i abolicionit. Abolicion burgimi. Abolicion i skllavërisë.
2. Ndërprerje e procedurës gjyqësore pa pasoja për të pandehurin.
✱Sin.: shfuqizim, prapësim, abrogim, lirim.
ABOLICIONÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Përkrahëse e abolicionizmit; ithtare e abolicionizmit. Abolicioniste për shfuqizimin e normave diskriminuese. Abolicioniste këmbëngulëse.
ABONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. Marrëveshje ose kontratë për të marrë një shërbim, një botim ose një produkt në mënyrë të rregullt, zakonisht për një periudhë të caktuar kohore dhe kundrejt një tarife; parapagesë për një shërbim ose një blerje. Abonim për një revistë (gazetë, program radio a televizion). Abonim për shërbime digjitale. Abonim për telefon (energji elektrike). Anulim i abonimit. Abonim për shërbime utilitare. Shërbimi i abonimit.
✱Sin.: pajtim, parapagim, abone.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë