Fjalori

Rezultate në përkufizime për “eskimeze”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALEUTE

ALEÚT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesëtare e popullit vendës a i grupit etnikjetonishujt Aleutanë, që ndodhen midis Oqeanit Paqësor Verior dhe detit Bering, të ndarë politikisht midis Alaskës (shtet amerikan) dhe Rusisë; unangane, eskimeze e Paqësorit.

ALGONKINE

ALGONKÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET Indiane e Amerikës Veriore, indigjene; eskimeze amerikane.

ESKIMEZ

ESKIMÉZ,~E mb. lidhet me eskimezët, i eskimezëve; që është krijuar prej eskimezëve, që ka karakteristikat e eskimezëve. Fise eskimeze. Grua eskimeze. Gjuha eskimeze. Veshje (këngë) eskimeze.

FIS

FIS,~I m. sh. ~E, ~ET 1. hist. grup shoqërorshoqërinë primitive me njerëz të një gjaku, me gjuhëpërbashkët e me zakonenjëjta, që formonin njësinë bazëorganizimitjetës e të prodhimit; bashkësi njerëzishMesjetëvetëqeveriseshin sipasdrejtës zakonore. Fiset ilire. Fiset eskimeze. Fise primitive.
2. etnogr. Grup njerëzish me gjuhë dhe zakonepërbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijëskrye; bajrak, flamur; oxhak. Gjuha e fisit. Udhëheqësi i fisit.
3. Grup njerëzishrrjedhin nga një stërgjysh i përbashkët; njerëz të një gjaku, farefis; ai që ka stërgjyshpërbashkët me një tjetër, ai që ka lidhje gjaku a afrie me dikë tjetër; farefis. Fis i hershëm. Ishte fis i madh ai i gruas së tij. Fis i afërt (i largët). E kam fis. Është një fisi im.
4. Kombësi, komb. Fis i mirë. Fis shqiptari.
5. hist. Familje e pasur, që kishte një pozitëprivilegjuarshoqërinë feudale; familjembahej si e mirë. Grua (vajzë, djalë) prej fisi.
Sin.: klan, farefis, soj, racë, derë, rod, bajrak, flamur, oxhak, skotë, farkë, xhins, komb.
As *farë e as fis, as degë e as lis. Me *farë e me fis. Pa *farë e pa fis. E ka për fis (dikush) e ka zakontrashëguar, bën si fisi i tij; ajo sjellje i shkon; i shkon për farë (dikujt); i shkon për gjak (dikujt); ia heq oxhaku (dikujt). Far e fis kushërinj. Vajti në fis (dikush) keq. sillet a vepron si i një fisiulët ose sipas edukatës së keqe që ka marrë; e tregon veten se nga vjen, ç’është e sa vlen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.