Fjalori

Rezultate në përkufizime për “eshtërohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHTNOHET

ASHTN/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Eshtërohet, ashtërohet, kockëzohet.

ASHTËROHET

ASHTËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Eshtërohet. Ashtërohet kërcja e veshit.
2. fig. Kockëzohet, forcohet, ngurtësohet, bëhet si kockë.

ASHTËZOHET

ASHTËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Eshtërohet, ashtërohet. Ashtëzohet skeleti i embrionit. Iu ashtëzuan dhëmbët.

ESHTËRIM

ESHTËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur eshtëroj mishin ose kur eshtërohet diçka. Eshtërimi i kërces. Eshtërimi i ligamenteve. Simptomat e eshtërimit të qafës.

ESHTËROHET

ESHTËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III Bëhet i ngurtë e i fortë si eshtër; bëhet kockë. Eshtërohet kërcja. Më vonë qepjet e plagës eshtërohen. Mosha kur eshtërohet plotësisht organizmi i njeriut.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.