Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PRANËFOLKLORÍK,~E mb. Që ka të bëjë me folklorin, që ka lidhje të drejtpërdrejta a të tërthorta me folklorin. Gjen përdorim në dijen pranëfolklorike, si në eseistikë a në studime letrare.
ÇMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmoj diçka ose kur çmohet. Çmimi i dëmeve. Çmimi i punës që bëri.
2. ek. Vlera në para e një malli; shuma e parave për të blerë një mall. Çmime të larta (të ulëta). Me çmime të lira (të ulura). Çmim i arsyeshëm. Çmime të qëndrueshme. Çmim i prerë (i caktuar). Çmimi i bukës (i mishit, i qumështit...). Çmimi i tregut. Çmimi i blerjes (i shitjes). Çmimet e grumbullimit. Çmimet me shumicë (me pakicë). Lista e çmimeve. Ulja (ngritja) e çmimeve. Lëvizja e çmimeve. I vë (i caktoj, i pres) çmimin. I ndryshoj (i ngre) çmimin. Shes me çmim të lartë. - Sa e ka çmimin? - Me çfarë çmimi shitet? Çmim dysheme çmimi më i ulët nën të cilin ndalohet shitja e një produkti. Çmim tavan çmimi më i lartë mbi të cilin ndalohet shitja e një produkti. Çmim në fermë çmimi i produktit aty ku prodhohet, duke përjashtuar shpenzimet e tjera.
3. Sasia e të hollave që paguhet për një punë, për një shërbim, për të përdorur diçka etj.; pagesë. Çmimi i biletës. Çmimet e shërbimeve. Çmimet e dhomave të plazhit në Dhërmi.
4. fig. Mundi a sakrifica për të arritur diçka. Çmimi i lavdisë. E arriti me çmim të lartë. Familjen e kam fituar me një çmim të lartë. Me çdo çmim pa marrë parasysh asnjë sakrificë e pasojë, me çdo kusht.
5. Vlerësim i veçantë për fituesin e një konkursi, të një gare, të një festivali etj., që shoqërohet me shpërblim; medalja që u jepet atyre që nderohen me këtë shpërblim. Çmimi i parë (i dytë...). Çmimet e festivalit (e garës, e konkursit, e kampionatit). Çmimi i gazetës. Fitoi çmimin e parë.
6. Vlerësim që jepet nga institucione të larta si shenjë nderimi për vepra të rëndësishme ose për shërbime të veçanta në shkencë, në letërsi, në arte etj. Çmimi i Republikës. Çmimi “Aleks Buda”. Ceremonia e dhënies (ndarjes) së çmimeve.
7. Konkurs ku jepen çmime në fusha të ndryshme të kulturës. Juria e çmimeve letrare. Çmimi në eseistikë ka vite që organizohet.
✱Sin.: vlerë, pagesë, vlerësim, medalje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë