Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BIBLIOTÉK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Institucion që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, që i bën këto të njohura dhe ua jep lexuesve përkohësisht për t’i shfrytëzuar; ndërtesa ose salla e këtij institucioni. Biblioteka Kombëtare. Bibliotekë shkencore (digjitale). Biblioteka e Akademisë së Shkencave. Biblioteka e universitetit (e shkollës, e fakultetit, e institutit). Biblioteka e qytetit (e lagjes, e fshatit). Bibliotekë shëtitëse (lëvizëse) libra, revista etj., që dërgohen me mjet të veçantë nga një vend në tjetrin për t'u shfrytëzuar nga lexuesit. Bibliotekë e gjallë (fig., libr.) njeri shumë i ditur, i cili i ka fituar njohuritë me studime vetjake; erudit. Salla e bibliotekës. Fondi i bibliotekës. Skedari i bibliotekës. Anëtar i bibliotekës.
2. Tërësia e librave që ka mbledhur dikush për t’i lexuar ose për të punuar me to. Bibliotekë vetjake (e pasur). Krijoj një bibliotekë.
3. Raft i posaçëm në të cilin mbahen libra. Bibliotekë me xham. Bibliotekë në mur. Bëj një bibliotekë. Vë librat në bibliotekë.
4. Libra me përmbajtje e me tematikë të afërt ose me përmasa të njëllojta, që shtypen varg nga një shtëpi botuese a që i drejtohen një grupi të caktuar lexuesish. Biblioteka e poezisë. Bibliotekë xhepi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë