Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ERRËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur errësoj diçka ose kur errësohem. Errësimi i diellit. Materiale që bëjnë errësimin e xhamave.
2. Gjendja kur errësohet diçka; kund. ndriçim. Errësim i plotë (i pjesshëm). Errësimi i dhomës.
3. fig. Humbja e aftësisë për të arsyetuar dhe logjikuar. Errësimi i mendjes (i vetëdijes).
4. Vend i errët, pa dritë. Hyra në atë errësim.
5. krahin. Errësirë. Ra errësimi.
✱Sin.: errësirë, errje, errëti, terr, mjegullim.
ERRËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mungesë e dritës a e ndriçimit; vend i errët; kund. dritë. Errësirë e plotë (e thellë, e madhe). Nga errësira në dritë. Jam (rri, eci) në errësirë. U futën në ca errësira. Pllakosi errësira.
2. fig. Gjendje kur diçka është e errët dhe e paqartë. Errësirë mendore. Jemi ende në errësirë, s’dimë asgjë. Errësira e urrejtjes.
3. fig. Prapambetje e madhe kulturore e arsimore; padituri. E mbajti (e la) në errësirë. Errësira ku e futi vendin ai regjim. Errësira që sjell varfëria.
✱Sin.: terr, errësim, errje, errëti, paqartësi, padituri.
♦ Çaj errësirën dal nga padituria, nga prapambetja a nga mjerimi. Dal nga errësira në dritë dal nga mjerimi në lumturi; shpëtoj nga varfëria a nga mjerimi, bëj një jetë më të mirë. Jam në errësirë (për diçka) nuk di asgjë për diçka, s’kam asnjë të dhënë; s’kam marrë vesh asgjë. Kullot në errësirë (dikush). 1. Nuk di as vetë se ç’bën; nuk kupton shumë gjëra. 2. Punon fshehtas kundër dikujt; (vepron) nën rrogoz. E la në errësirë. 1. (dikë) Nuk e arsimoi a nuk e zhvilloi mendërisht; nuk i dha njohuritë dhe dituritë e nevojshme; e mbajti në errësirë; e la në terr. 2. (diçka) Nuk e sqaroi diçka që nuk dihej, nuk e shpjegoi a nuk e bëri të njohur; nuk e zbuloi dhe nuk e ndriçoi; e la në hije1; e la në mjegull; e la zhyt. E mbajti në errësirë. 1. (diçka) E pengoi që të njihej, e fshehu, nuk la që të merret vesh e vërteta, e mbuloi. 2. (dikë) shih e la në errësirë1 (dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë