Fjalori

Rezultate në përkufizime për “errëtak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ERRËT

ÉRRËT (i, e) mb. 1.është pa dritë; që merr shumë pak dritë; kund. i ndriçuar. Natë e errët natë pa hënë. Dhomë e errët edhe foto. Shkallëerrëta. Shpellë e errët. Pyll i errët. Qiell i errët qiell i mbuluar me re. Pus i errët shumë i errët.
2. Që ka ngjyrëafërt me të zezën; i mbyllur; kund. i hapur, i çelur. Ngjyrë e errët. E kuqe (blu, e gjelbër) e errët. Kostum (stof) i errët. Syzeerrëta. Do t’u vija çarçafëerrët bujtësve. Flokëerrëtdendur.
3. fig. është i vështirë për t’u kuptuar ose për t’u shpjeguar, i paqartë; kund. i qartë. Vepër e errët. Pikaerrëta. Periudhë e errët. Çështje e errët. Perspektivë e errët. Koncept shumë i errët. Lanë shumë pikapaqarta dheerrëta.
4. fig. Që ka diçka jo të mirë a të fshehtë; që vepronfshehtësi për qëllimekëqija. Punëerrëta. Qëllime (synime, plane) të errëta. Me rrugë (me mënyra) të errëta.
5. fig. është i mbushur me shqetësime e me vuajtje. E kaluara e errët. Në shekujt e errët (në vitet e errëta) të diktaturës. Kohët e errëtakanë kapërcyer dy popujt.
6. fig. sjell prapambetje e padituri. Regjim i errët. Forcat e errëta. Normaerrëta kanunore. Botëkuptimeerrëta.
7. fig. I vrenjtur, i ngrysur. Fytyrë e errët. Vështrim i errët.
Sin.: i errësuar, errëtak, i errur, i errshëm, i nxirë, i vrenjtur, i mjegulluar, i mbyllur, i ngrysur, i paqartë, i pakuptueshëm, i fshehtë, i panjohur, i dyshimtë.
Në *ditëerrët. Me *mendjeerrët. E sheh me *syzeerrëta (diçka) libr.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.