Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGLUTINÚES,~E mb. 1. mjek., biol. Që ngjitet ose që përngjitet, ngjitës. Qeliza (eritrocite, baktere etj.) aglutinuese.
2. gjuh. Përngjitës, ngjitës. Morfologji aglutinuese. Forma aglutinuese.
ERITROCÍT,~I m. sh. ~E, ~ET mjek. Rruazë e kuqe e gjakut që përmban hemoglobinë dhe sjell oksigjen në inde. Eritrociti i ri. Eritrociti është qeliza më e thjeshtë në organizëm. Eritrocitet e larta. Numri i eritrociteve.
HEMATOGJENÉZ/Ë,~A f., biol. Formimi i qelizave të gjakut (eritrocite, leukocite, trombocite) nga qelizat burimore në palcën e kockave ose indet embrionale.
LIZÍN/Ë,~A f., biokim. 1. Lloj aminoacidi që shërben si përbërës bazë i proteinave dhe është i domosdoshëm për rritjen, riparimin e indeve dhe funksionimin normal të organizmit.
2. Materie në serumin e gjakut, zakonisht antitrupa, që ka aftësinë për të tretur bakteret ose eritrocitet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë