Fjalori

Rezultate në përkufizime për “erëtoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AROMËZOJ

AROMËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Aromatizoj, erëtoj. Aromëzoj dhomën. Kishte aromëzuar shtëpinë.

ERËMIR

ERËMÍR vep., ~A, ~UR kal. I hedh dikujt a diçkaje erë të mirë; parfumoj. Po të erëmir pak.
Sin.: parfumoj, erëtoj.

ERËTIM

ERËTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur erëtoj dikë a diçka ose kur erëtohem.
Sin.: erëmim, kundërmim, parfumim.

ERËTOJ

ERËT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Mbush me erë të mirë një mjedismbyllur; i hedh parfum dikujt apo diçkaje. Erëtoi aromën mendueshëm. Erëtoj dhomën. Erëtoj makinën. Erëtonte me hundë përpjetë.
2. jokal., vet. v. III Erëmon; kundërmon. Kuzhina erëtonte.
Sin.: parfumoj, erëmon, kundërmoj.

ERËZOJ

ERËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Erëtoj.
2. jokal., vet. v. III Lëshon erë të mirë; kundërmon. Erëzojnë lulet. Tufë barnash që erëzojnë. Trëndafilat po erëzojnë. Buzëqeshja jote erëzon aromë parajse.
3. kal. Hedh erëzaushqimin që po gatuaj. Erëzoj mishin. E erëzojmë gjellën me piper dhe rigon.
Sin.: erëmon, kundërmon, erëtoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.