Fjalori

Rezultate në përkufizime për “epuar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EPOHEM

EP/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Përkulem, epem. Nëna u epua mbi fëmijën. Epohem për të parëmirë. Ai u ngrit befas duke u epuar.
2. pës. e EPÓJ.

EPSHËM

ÉPSH/ËMI (i), ~ME (e) mb. 1.mundepet; i përkulshëm. Thupër (shufër) e epshme. Rripat elastikë janë më të epshëm. Paftë hekuri e epshme.
2. fig. nënshtrohet a përkulet para forcës së të tjerëve. Vullnet i epshëm. Njeri i epshëm.
Sin.: i përkulshëm, i lakueshëm, i nënshtrueshëm, i eptë, i epur, i epuar.

EPUAR

EPÚAR (i, e) mb. është bërë si lak (për sendet); i përkulur, i anuar. Dukej e epuar. Koka e tij e epuar drejt saj. Kokën e mbanteepuar nga përqendrimi.
Sin.: i përkulur, i anuar, i eptë.

EPUR

ÉPUR (i, e) mb. I epuar. Degë e epur. Trup i epur.

PËRKULUR

PËRKÚLUR (i, e) mb. 1. është i lakuar ose që ka pjesëkthyeratrajtë harku, i kthyer, i lakuar. Orendipërkulura.
2. Që e ka ulur kokën e kurrizin, i kërrusur. Ecte i përkulur.
Sin.: i përkulët, i lakuar, i harkuar, i epur, i epuar, i eptuar, i kthyer, i thyer, i përthyer, i kërrusur, i gërmuqur, i gërmuqët, i anuar, i anësuar, i prirët, i vaisur, i varur, i falur, i mposhtur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.