Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET gjuh. 1. Veprimi kur eptoj një fjalë ose kur eptohet. Paradigma e eptimit të foljes “flas”. Pasqyra e eptimit të përemrit pronor.
2. Ndryshimi që pësojnë fjalët në trajtën e tyre gramatikore kur hyjnë në lidhje me fjalë të tjera në fjali; mënyrat e një ndryshimi të tillë dhe tërësia e trajtave të fjalës gjatë këtij ndryshimi; mbaresa e një fjale që ndryshon kur lakohet a kur zgjedhohet. Eptim emëror (foljor, përemëror). Eptim i jashtëm mbaresat e trajtave gramatikore. Eptim i brendshëm ndryshimi i trajtave gramatikore me ndryshimin e tingujve në rrënjën e fjalës. Eptim i shquar (i pashquar).
PËRKÚLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përkul ose kur përkulem. Përkulja e trupit. Përkulja e gjunjëve. Përkulja e degëve. Përkulja para vështirësive.
2. Pjesa a vendi që është përkulur, e përkulur. Ka dy përkulje.
✱Sin.: lakim, harkim, epje, eptim, thyerje, përthyerje, ulje, kërrusje, gërmuqje, anim, pjerrje, vaisje, përulje, mposhtje, kthim, anim, lëshim, varje, nënshtrim, gjunjëzim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë