Fjalori

Rezultate në përkufizime për “epshor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AVALLSHËM

AVÁLLSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I afshët, plot zjarr, i dashuruar fort, i pasionuar. Djalosh i avallshëm. Dëshirë e avallshme.
Sin.: i afshët, afshor, epshor, i zjarrtë, i rrëmbyeshëm, i dashuruar, i pasionuar.

EPSHMADH

EPSHMÁDH,~E mb. Epshor.

NEPSQAR

NEPSQÁR,~E mb., bised. 1. Që ka nepsmadh për të ngrënë, lakmues. Dhëndri qëlloi nepsqar i madh.
2. Që ka shumë epsh, epshor.
Sin.: hamës, lakmitar, i babëzitur, nepsaxhi, nepsmadh, nepsli, nepsqen, epshor.

ÇARRAKUQUR

ÇARRAKÚQUR (i, e) mb. 1. I skuqur e i bërë flakë. Faqet e çarrakuqura nga vera. Surrati i çarrakuqur nuk i duket nga kamerat.
2. I ndezurepsh; epshor.
Sin.: i skuqur, i ndezur, epshor, i kërthndezët.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.