Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ELASTICITÉT,~I m. 1. spec. Epshmëri, përkulshmëri. Elasticitet fizik dhe mendor. Mungesa e elasticitetit të thjerrëzave të syrit. Humbja e elasticitetit të enëve të gjakut. Elasticiteti i kërkesës dhe ofertës ek. reagimi ndaj sasisë së kërkuar të së mirës materiale nëse ndryshon çmimi.
2. fig., libr. Të qenët elastik. Habitesha me elasticitetin e tij. Elasticiteti është më efikas sesa ngurtësia.
FUSHKËTÍ,~A f. sh. ~, ~TË Epshmëri, përkulshmëri. Fushkëtia e metaleve.
PLASTICITÉT,~I m. 1. Qenët plastik; epshmëri. Argjilë pa plasticitet.
2. fig. Shkathtësi, zhdërvjelltësi, lakueshmëri.
PËRKULSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i përkulshëm, vetia e diçkaje a e dikujt që përkulet. Përkulshmëria e bakrit (e materialit).
✱Sin.: përkulësi, lakueshmëri, epshmëri.
THYESHMËRÍ,~A f. Të qenët i thyeshëm, vetia e diçkaje që thyhet. Thyeshmëri e madhe. Përcaktoj thyeshmërinë. Ka thyeshmëri.
✱Sin.: brishtësi, thërrmueshmëri, përkulshmëri, përthyeshmëri, epshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë