Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EPOPÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. let. Poemë e madhe epike ose vepër e madhe rrëfimtare në prozë ku përshkruhen bëma legjendare a ngjarje të rëndësishme historike të jetës së një populli. Epopetë e Homerit. Shkruaj një epope. Epope biblike. Ka ditur të krijojë epopenë kombëtare.
2. fig. Ngjarje a varg ngjarjesh heroike e të rëndësishme në jetën e një populli. Epope e lavdishme. Një epope e përgjakur. Me këtë betejë do të mbyllej epopeja heroike e Luftës Nacionalçlirimtare. Epopeja e Krujës. Lufta e Drashovicës është një epope e lavdishme.
LEGJENDÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me legjendën, që lidhet me legjendën, i legjendës, që është legjendë. Këngë legjendare. Epika legjendare.
2. Që është kthyer në legjendë, që është si në legjendë, që është karakteristik për legjendat; që bën trimëri të pashoqe, që mbetet i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm. Hero legjendar. Figurë legjendare. Luftë (epope) legjendare. Trimëri (qëndresë, vepër) legjendare. Forcë legjendare.
✱Sin.: i përrallshëm, i pavdekshëm, madhështor, i jashtëzakonshëm.
SHKRONJÓR,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me shkrimin. Rend shkronjor.
2. Që shprehet a që shënohet me shkronja; që kryhet me shkronja. Mesazh shkronjor. Mosbarazim shkronjor. (mat.) Shprehje shkronjore. (mat.) Njehsim shkronjor. (mat.) Përbërje shkronjore. (gjuh.) përbërje tingullore. Shkrim shkronjor (gjuh.) shkrim alfabetik. Sistem shkronjor (gjuh.).
3. fig. Që ka vlera të veçanta, që shenjohet me shkonja për rëndësinë që ka. Urë kulturore e shkronjore. Epope shkronjore e atij shkrimtari. Monument shkronjor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë