Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRKÚL vep., ~A, ~UR kal. 1. I jap trajtën e një harku diçkaje të drejtë, e bëj si hark, e lakoj; ep. Përkul një thupër. Mos e përkul pemën!
2. E kthej a e lakoj sa të formojë një hark ose një kënd, përthyej. Përkul krahun (gjunjët). Përkul trupin (mesin, belin).
3. E ul poshtë diçka, e lëshoj në drejtimin nga toka, var. Përkul kokën. Përkul flamurin në gjysmë shtizë.
4. fig. E bëj që të mposhtet, të më bëjë lëshime a t’i nënshtrohet vullnetit tim, e gjunjëzoj, e thyej. Nuk e përkulën dot popullin. S’e përkulin vështirësitë.
✱Sin.: lakoj, harkoj, ep, epoj, eptoj, kthej, thyej, përthyej, ul, kërrus, gërmuq, anoj, prier, var, fal, mposht, kukëzoj, kukoj, gërlas, lakadredh, kapis, vais, lëshoj, mposht, nënshtroj, gjunjëzoj.
♦ Përkul (ul) *mesin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë