Fjalori

Rezultate në përkufizime për “epitet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTONOMAZI

ANTONOMAZÍ,~A f. sh. ~, ~TË poet. 1. Figurë stilistike metonimike, kur emri vetjak i dikujt zëvendësohet me një epitet apo një shprehje, p.sh. Plaku i Vlorës për Ismail Qemalin; Plaku i Maleve për Bajram Currin etj. Antonomazi antike. Antonomazi e mirëfilltë. Tipat e antonomazisë. Antonomazia si nënlloj i metonimisë.
2. Përdorimi i një emri vetjak si emër i përgjithshëm; p.sh. donkishot, jago, judë, shvejk etj. Figurshmëria e antonomazisë. Antonomazia e emrave familjarë.

EPITET

EPITÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. let. Fjalë përcaktuese pranë emrit të një qenieje, të një sendi etj. që shpreh një tipar karakteristik ose rrit shprehësinë e ligjërimit; emër që i ngjitet dikujt për ta lavdëruar ose për ta fyer. Epitet i bukur (i goditur, i zgjedhur). Epitet fyes (përbuzës). Nuk e përshkruante asnjë epitet tjetër.
2. gjuh. Mbiemër cilësorlidhet drejtpërdrejt me emrin e përcaktuar pa ndërmjetësinë e ndonjë foljeje. Epitetifunksion të përcaktorit. Gjeni epitetetfjali.

TOPSHEQER
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.