Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EPIGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbishkrim i vjetër në një gur varri, në një përmendore, në një ndërtesë etj. Iu kujtua dhe epigrafi i atij varri. Kopja e një epigrafi të rrallë e ekspozuar në muze. Epigrafi mbi këtë monument kujton sakrificat e atyre që luftuan për lirinë.
2. let. Citat i shkurtër a fjalë e urtë që një autor e vë në krye të veprës ose në fillim të një kapitulli. Epigraf i goditur. Vë një epigraf. Për epigraf kam zgjedhur dy vargje. Romani nis me një epigraf.
3. si mb. Që është studiues a specialist i epigrafisë. Studiues epigraf.
MBISHKRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Fjalë që gdhenden në gur, pllakë, dru, mur etj. për të shënuar diçka, për të përkujtuar një njeri ose një ngjarje etj.; epigraf. Arkeologët zbuluan mbishkrime të vjetra në pllaka argjendi. Duke ecur drejt qendrës së qytetit, po lexonte me kujdes mbishkrimet e mureve. Vargjet për mbishkrimin në pllakën e mermerit u zgjodhën nga një baladë.
2. Tekst i shkurtër i shkruar në një tabelë, letër, cohë etj. për një qëllim të caktuar. Dera përballë kishte mbishkrimin ‘Masazh’. Fotos i vuri mbishkrimin ‘Engjëlli im’.
3. Veprimi kur mbishkruaj ose mbishkruhet diçka.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë