Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
APORÍ,~A f. 1. filoz. Enigmë, paradoks. Aporia e Platonit. Dialog që përfundoi në apori.
2. gjuh., retor. Mëdyshje a pasiguri për efekt retorik. Flet me apori. Dialogë të mbushur me apori.
3. Fatkeqësi, vështirësi, paqartësi, pamundësi e zgjidhjes së në problemi; dyshim, situatë pa zgjidhje; vështirësi logjike (e dyshimtë ose e diskutueshme). Është në apori. Pranon se u gjend aporia.
ENIGMATÍK,~E mb. Që është i pakuptueshëm, që është si enigmë. Njeri enigmatik. Figurë enigmatike. Shprehje enigmatike. Vështrim enigmatik. Ngjarje (ndodhi) enigmatike.
✱Sin.: i pakuptueshëm, i paqartë, i errët, misterioz, i mistershëm.
ENÍGM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Diçka (pyetje, ndodhi, rrethanë, gjë etj.) shumë e vështirë për ta kuptuar e për ta shpjeguar, mister. Enigmë e pazgjidhur. Shpirti i njeriut është një enigmë. Enigma e çuditshme. Enigma e kanionit. Enigma që po i mundon të gjithë.
2. libr. Gjëegjëzë, gjëzë. Gjej enigmën. Puna me enigma mund ta ndihmojë trurin. Zgjidhet enigma matematikore. Enigma sfiduese.
✱Sin.: gjëegjëzë, gjëzë, e fshehtë, mister.
FSHÉHT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Diçka që nuk është zbuluar a nuk është njohur ende. Të fshehtat e gjithësisë. Depërtojnë në të fshehtat e natyrës.
2. Diçka që mbahet e fshehtë, që nuk duhet ta dinë a ta kuptojnë të tjerët ose që e dinë vetëm pak vetë; sekret. Të fshehtat e zemrës. Ruaj (zbuloj) të fshehtën. Nuk kam ndonjë të fshehtë.
3. Shkaku i brendshëm, i thellë e i padukshëm i diçkaje; njohuri e shprehi të thella e të veçanta që i kanë vetëm ata që e zotërojnë mirë punën e vet, që kanë aftësi e përvojë të madhe. E fshehta e lojës. E fshehta e artit (e sportit).
✱Sin.: fshehuri, sekret, zbariqe, fshehtësi, mister, enigmë, mbështjellë.
GJËEGJËZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Thënie e tërthortë dhe e ngjeshur zakonisht në vargje, që përmban diçka të ngjashme të një sendi ose të një dukurie, sipas së cilës dikush duhet të gjejë për çfarë bëhet fjalë; gjëzë. Gjej gjëegjëzën. Gjëegjëzat popullore. Libër me gjëegjëza.
✱Sin.: njëenjëzë, enigmë, kashelashë, e fshehtë, mister.
MBËSHTJÉLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Letër, lëkurë, pëlhurë etj. që përdoret si veshje e jashtme për diçka, mbështjellëse. Mbështjellë lëkure (meshine, teneqeje).
2. bised. Diçka e fshehtë a tepër e ndërlikuar dhe e paqartë, që është e vështirë të zbulohet a të kuptohet, e fshehtë, enigmë. S’e gjenin dot atë mbështjellë.
✱Sin.: mbështjellës, mbështjellë, mbështjellje.
MODERNIZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të bëhet modern, që mund të modernizohet; kund. i pamodernizueshëm. Teknologji e modernizueshme. Një enigmë (lojë) e modernizueshme.
SEKRÉT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Diçka që mbahet e fshehtë dhe nuk u tregohet të tjerëve; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz të caktuar e të ngarkuar për një punë; e fshehtë. Sekret shtetëror. Ky ishte një sekret profesional. E zbuloi sekretin. E ruan sekretin. Nuk mban sekrete për të. Në sekretin më të madh në fshehtësi të madhe.
2. Diçka që nuk është zbuluar a nuk njihet ende; një mënyrë a metodë pune që nuk njihet ose që e njeh vetëm ndonjë specialist i rrallë. Sekretet e nëntokës. Sekreti tregtar. Sekreti i formulës së aspirinës. Zbuluan sekretin e energjisë atomike.
3. Shkaku i fshehtë, i panjohur i diçkaje. Sekreti i suksesit. Kishte kuptuar sekretin e një jete të lumtur.
✱Sin.: fshehtësi, fshehuri, mister, enigmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë