Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENGJËLLÓR,~E mb. 1. fet. Që lidhet me engjëllin, i engjëllit; që i përket engjëllit a engjëjve. Figurë engjëllore. Krahë engjëllore. Ushtria engjëllore. Shenja të udhëzimit engjëllor. Zëri engjëllor që dëgjuat nuk vjen për gjykim.
2. kryes. poet. Që është si engjëll; që ka shpirt të pastër dhe të bukur; që mishëron në mënyrë të përkryer një virtyt. Fytyrë engjëllore. Bukuri engjëllore. Shikim (zë) engjëllor.
SINQÉRTË (i, e) mb. 1. Që i shpreh ndjenjat e mendimet e veta ashtu siç i ka, që nuk shtiret e nuk e fsheh atë që ka, i çiltër, zemërhapur; kund. hipokrit. Shok i sinqertë. Vajza të sinqerta. Je treguar burrë dhe mik i sinqertë.
2. Që shpreh diçka të vërtetë dhe ashtu siç është, që nuk bëhet a thuhet me prapamendim a me dredhi, që bëhet a thuhet me gjithë shpirt, jo i shtirë; kund. i rremë, i gënjeshtërt. Fjalë të sinqerta. U dhanë përkrahje të sinqertë. Morën urime të sinqerta. Ishin lot të sinqertë. Gëzim i sinqertë. U dhanë mirëseardhjen e sinqertë.
✱Sin.: i çiltër, zemërhapur, i vërtetë, i pastër, i dëlirë, i pafajshëm, i padjallëzuar, i ndershëm, i përzemërt, i dhembshur, i hapur, i bardhë, i panjollosur, ballëhapur, engjëll, engjëllush, engjëllor, babaxhan.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë