Fjalori

Rezultate në përkufizime për “energjetik”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

IMPIANT

IMPIÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Tërësi veglash a pajisjeshndryshme në një fabrikë, në një repart prodhimi, në një laborator ose në një vend tjetër, që shërbejnë për të kryer një punëcaktuar. Impiant elektrik (energjetik, industrial). Impiantet e uzinës (e fabrikës). Impiant për mbylljen e shisheve. U ngrit një impiant i ri.

PËRKUJDESEM

PËRKUJDÉS/EM jovep., ~A (u), ~UR përf., vetv. 1. Ndihmoj dikëështë më i vogëlmoshë, që është i pafuqishëm a që ka nevojë për ndonjë shërbim, kujdesem vazhdimisht për të. Përkujdesem për fëmijët. Përkujdesej për të sëmurin (për të aksidentuarin). Përkujdesen për gjënë e gjallë.
2. Tregoj vëmendje e përpiqem për dikë a për diçka, shqetësohem e përpiqem për mbarëvajtjen e një pune a të diçkaje, tregoj kujdesvijueshëm e të gjithanshëm që të shkojë mirë. Përkujdesen për shëndetin e popullit. Përkujdesen për përmirësimin e sistemit energjetik) për sistemin ujitës).
Sin.: kujdesem, ndihmoj, hyzmetoj, mirërris, përpiqem, shqetësohem, mundohem, qeveris.

SISTEM

SISTÉM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rregulli sipascilit janë vendosur a veprojnë pjesët e një tërësie me lidhje e marrëdhëniecaktuara ndërmjet tyre, që përcaktojnë ndërtimin e brendshëmgjithë tërësisë; mënyra e rregullt sipascilës i vëmë, i ndërtojmë gjërat. Sistemi i brendshëm i makinës nuk po funksiononte. Po viheshinfunksion sistemereja edukimi. Sistemi i mbrojtjespyjeve nga zjarri po shfaqte problematika. Rrugët e qytetit po pajiseshin me një sistem të ri sinjalizues. E ndryshoi sistemin e renditjes së librave.
2. Tërësi e metodave dhe e mënyravezbatohen sipas disa rregullave e parimeve të ngulitura për të bërë një punë, për të kryer një veprimtari a për të arritur diçka. Ndërmarrja po punonte me një sistem zinxhir prodhimi. Sistemi i hedhjesnotave nuk po funksiononte. Sistemi i pagesës me orë pune ishte i përkohshëm. me kohë pune. (sport.) Me sistem rrethi rrugandjek gjatë një gare një grup sportistësh (çiklistë, motoçiklistë etj.), duke u kthyer përsëripikën e nisjes.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtashënojnë një tërësi pjesësh a elementesh, të cilat kanë lidhjengushta e marrëdhëniendërsjella ndërmjet tyre (tërësi pikëpamjeshpërbëjnë një doktrinënjësishme; tërësi organesh që kryejnë një funksioncaktuartrupin e një qeniejegjallë; tërësi organizmash a institucionesh në një shtet etj.; tërësi elementeshnjësishme a të një klasifikimicaktuar shkencor; tërësi trajtash të një kategoriecaktuar etj.). Sistem pedagogjik. Sistem filozofik materialist. Sistemi energjetik. Sistem elektrik unik. Sistemi ujitës. Sistemi i kanaleve kulluese. Sistemi rrënjor i bimës (bot.). Sistemi periodik i elementeve (kim.). Sistemi gramatikor (morfologjik, fonetik) (gjuh.). Sistemi emëror (foljor) (gjuh.). Sistemi grafik. Sistemi rrugor (i transportit). Sistem shumëfazësh (elektr.). Sistem tokëzimi (elektr.). Sistem ngrohjeje. Sistem financiar tërësi procesesh dhe procedurash për mbajtjen e llogarive, parandalimin e mundësive për mashtrim, gabime dhe mospërputhje. Cili sistem financiar duhet të zbatohet në Shqipëri? Sistem hekurudhor tërësi e linjave hekurudhore të një vendi, i përcaktuar nga gjerësia midis shinave. Sistem hekurudhor me parametra ndërkombëtare. Sistem hekurudhor modern. Sistem i centralizuar (pol. ek.) sistem i përqendruar dhe i kontrolluar nga një qendër e vetmeduart e partisëpushtet. Sistemet e centralizuara diktatoriale.
4. Tërësia e njësive administrative, ekonomike ose kulturore, që janëlidhura ndërmjet tyre nga ana organizative dhe nga detyrat e njëllojtakryejnë. Sistemi i organeveshëndetësisë. Sistemi i institucioneveAkademisëShkencave.
5. Rendi shoqëror; forma e organizimitshoqërisë në një etapëcaktuarzhvillimit të saj. Përmbysja e një sistemivjetër do të sillte një tjetër zhvillim. Ështënatyrën e vetë sistemit që të përjashtoheshin disa gjëra.
6. Tërësia e ndarjeve dhe e nënndarjeve të vendosuramënyrë konvencionale për të matur diçka, sistem në të cilin njësitë themelorematjes mundjenë metri, kilogrami dhe sekonda. Sistemi metrik i gjuhës. Sistemet teknike nuk po funksiononin mirë.
7. gjeol. Tërësi shkëmbinjshjanë formuar gjatë një periudhe gjeologjike. Sistemi i shkarjes së dherave.
8. Pajisje teknike e përbërë nga pjesë, vegla a makinerindryshme, që janëlidhura ndërmjet tyre dhekryejnë një punëcaktuar; aparat, makinë etj. e ndërtuar në një mënyrëcaktuar. Sistem shumëfazësh. Sistem tokëzimi (elektr.). Sistem ngrohjeje. Sistemi i shkarkimitajrit. Aeroplan (tren) i një sistemi të ri.
9. bised. Rregull i ngulitur sipascilit bëjmë një punë, rregull që na bëhet i zakonshëmmënyrën e të jetuarit, në punë etj., metodë pune. E ka vënë sistem. I ka bërë sistem pune këto vonesa.
10. astron. Grup trupash qiellorëcilët qëndrojnëorbita rreth një qendre falë forcave tërheqësepërbashkëta. Sistemi planetar. Sistemet yjore. Sistemi diellor. Sistem planetar.
11. fiziol. Trup i njeriut a kafshës si një e tërë; tërësi organesh të trupit me strukturë ose funksionpërbashkët. Sistemi i tretjes. Sistemi i qarkullimitgjakut. Sistem nervor (muskulor, eshtëror). Sistemi i frymëmarrjes (i qarkullimitgjakut).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.