Fjalori

Rezultate në përkufizime për “endëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTH

ANTH,~II m., krahin. 1. Sanë e imët, byku i sanës. Fshij anthin.
2. Fundërriambetettokë nga bari i thatë; kashtabyk.
Sin.: endëz, endth.

CERGË

CÉRG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Qilim ose mbulesë e ashpërështë punuar zakonisht me lesh dhie. Cergë e dhirtë. Shtroj cergën. Hedh një cergë. Mbuloj me cergë.
2. Pëlhurë merimange. Cergë merimange. End cergën. Zë cerga. Fshij cergat.
3. Cipë e hollë; pëlhurë e hollë, tis. Cergë e mëndafshtë.
4. kryes. sh. Rreckavjetra, rrobagrisura e të bëra zhele, lecka. Vishej me ca cerga. Mori cergatkrahë. Mblodhi cergat. U fare cergë. Flak (hedh) si një cergë.
5. vjet. Shatorre e bërë me cohëhollë; tendë. Cerga e stanit. Ngre (prish) cergën.
Sin.: shkorsë, merimangë, cerimangë, pezhishkë, endëz, shtrat, shtrap, brimajë, makë, pëlhurë, tis, cergurinë, lecka, rrecka, zhele, tendë.
U cergë (dikush); u leckë (dikush). I bëhet cergë (dikujt) iu ngjit dikujt, iu qep, s’i ndahet; i veteshtëpi tjetrit e rri për një kohëgjatë, pa ia kuptuar a pa ia përfillur dëshirën, sa bëhet i mërzitshëm; i zë derën. Cergë e re krahin. njerisapo ka krijuar familjevete. I hodhi cergën (dikujt) keq. e turpëroi keq, e bëri me turp; i vuri njollëkeqe; ia nxiu faqen; ia nxiu fytyrën; i la hijen e marres; kund. ia zbardhi faqen. Mblodhi (ngriti) cergat (dikush) mospërf.; ngriti (mblodhi) leckat (dikush) mospërf. Zuri cergë (dikush); zuri brumë (dikush). Ka zënë cerga (dikush a diçka) është shumë i ndotur ngaqë nuk është pastruar prej kohësh. I kanë vënë (i kanë zënë) sytë cergë (dikujt) nuk e sheh qartë gjendjen rreth e rrotull, është verbuar e nuk i kupton gjërat siç janë; i janë veshur sytë; i kanë vënë (i kanë zënë) sytë perde.

ENDË

ÉND/Ë,~AI f. 1. bot. Pjalm. Enda e ullirit. Enda e kumbullës te krahët e bletës.
2. Lulet e imëta si pjalm te disa drurë a shkurre zakonishtpranverë; endëz. Enda e shqopës. U bëra me endë.
3. Diçka si miell i siturmbulon sipërfaqen e sendeve, shtresë shumë e hollë. Endë bore.
4. Majë mielli. I hedh endë. E bëjnë me endë. Plot me endësngjeshur në vaj. S’është as për endë, as për miell. (fj. u.). nuk vlen për asgjë.
Sin.: pjalm, endëz, polen.

ENDË

ÉND/Ë,~AII f., krahin. Rrjetë merimange; endëz.

ENDËZ

ÉNDËZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT vjet. Masë gjatësie e barabartë me perimetrin e kokësnjeriutpërdoret për të matur pëlhurën, basmën etj. Një endëz shajak. Dy endëza pëlhurë.

ENDËZ

ÉNDËZ,~AIV f. sh. ~A, ~AT Fundërrinë e imët e sanës; endth. Endëza e sanës. Plot me endëz.

ENDËZOHET

ENDËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III, bot. 1. vetv. Pllenohet bima a pema, pjalmohet. Endëzohet me anëerës.
2. pës. e ENDËZÓN.
Sin.: pjalmohet, pllenohet, endet, çelet.

ENDËZON

ENDËZ/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR vet. v. III, bot. 1. kal. Pjalmon. Misrin e endëzon era.
2. jokal. Lëshon endë, end; çel. Endëzuan pemët.
Sin.: pjalmon, end, çel.

PAHËRINË

PAHËRÍN/Ë,~A f. 1. End; endëz; pjalm; polen.
2. Pluhur i hollëngrihet nga mielli, nga drurisharrohet etj., pah.

PËSHTYMË

PËSHTÝM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëng pa ngjyrë e pak veshtullor, që prodhohet nga disa gjëndraposaçmegojës dhendihmon për zbutjen e tretjen e ushqimeve. Gjëndrat e pështymës. Nxjerr shumë pështymë. Më thahet pështyma kam shumë etje, më thahet goja për ujë. Përcjell pështymën. I ngjitur me pështymë i ngjitur keq e që shkëputet menjëherë. I hodhi pështymën e pështyu. Pështymë mizash (biol.) endëz. Pështyma që qitet, nuk lëpihet. (fj. u.). S’shembet kalaja me pështymë. (fj. u.).
2. bised. Blozë. I zi si pështyma e oxhakut.
3. fig. Njeri i zeshkëtfytyrë.
4. fig. Ai që rri kokulur përparatjerëve, ngakëqijat që ka bërë; njeri i keq.
Sin.: shkumë, endëzIII, blozë, i zeshkët, zezak, i nxirë.
bëhet pështyma *akull. Gëlltiti (kapërceu) pështymën (dikush) e ndjeu veten shumë ngushtë, nuk dinte ç’të thoshte a ç’të bënte; u zu ngushtë. Mbush *pusin me pështymë (me gjilpëra) (dikush) tall. E mbyti me pështymë (dikë) iu turr me fjalë, me të shara e me qortime, sa s’e la të përgjigjej. Iu tha pështyma (në gojë, në fyt) (dikujt) e ndjeu veten shumë ngushtë, nuk mundifliste më (nga ndonjë shqetësim a tronditje, nga ndonjë qortim i rëndë, nga që ka folur pa vend etj.); i ngeci (i mbeti) fjalagrykë; iu ngjit gjuha pas qiellzës; iu zu (iu tha) gjuha; iu mek (iu lëmek) zëri. Pa u tharë pështyma shumë shpejt, pa kaluar shumë kohë; në çast.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.