Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
EMPIRÍZ/ËM,~MI m. 1. filoz. Rrymë filozofike që pranon si të vetmin burim të dijes perceptimin me anë të shqisave, përvojën e praktikën. Empirizëm materialist (idealist). Kundërvënia mes empirizmit dhe racionalizmit. Ndikimi i empirizmit në studimet gjuhësore.
2. libr. Metodë pune ose prirje për të vepruar duke u mbështetur vetëm në vëzhgimet shqisore, te përvoja a te praktika. Empirizmi në mjekësi. Shfaqje empirizmi. Në empirizmin e tij ka mjaft të vërteta. Empirizëm foshnjarak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë