Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASHKËNDJÉNJ/Ë,~A f., libr. Ndjenjë e thellë e lidhjes a e përfshirjes emocionuese me të tjerët; aftësia për të ndier e për të përjetuar emocionet e të tjerëve, për të kuptuar mendimet dhe ndjenjat e tjetrit; të qenët pjesë e dhembjes në fatkeqësinë që i ka ndodhur dikujt etj.; empati. Bashkëndjenja me të tjerët. Shpërfaqin bashkëndjenjën e tyre ndaj botës.
SOCIOPÁT,~I m. sh. ~Ë ,~ËT Individ me çrregullim antisocial të personalitetit, i cili karakterizohet nga një mungesë e theksuar e ndjenjave të fajit, empatisë dhe normave shoqërore. Ishte një sociopat i vërtetë, pa empati dhe pa asnjë ndjenjë faji. Sociopati ishte i aftë të dëmtonte të tjerët pa ndier asnjë keqardhje për veprimet e tij.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë