Fjalori

Rezultate në përkufizime për “emfazë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

EMFATIK

EMFATÍK,~E mb., let., gjuh. Që bëhet a që shqiptohet me emfazë; që lidhet me emfazën. Theksi emfatik. Dëgjimi aktiv e emfatik. Gjestet emfatike. Na tregojnë përgjithësisht si një popull emfatik. Rendi emfatik. Përdorimi emfatik i mjeteve gjuhësore.

EMFAZË

EMFÁZ/Ë,~A f. 1. let. Shprehësi e theksuar emocionuese në të folur a në të shkruar. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë. Metoda për të dhënë emfazë.
2. gjuh. Theksim i veçantë i një fjale a i disa fjalëve për ta bërë më të qartë a më të rëndësishëm kuptimin. Ku po na shpie vallë kjo emfazë mbidrejtat e pronësisë. Shkrime të lexuara me emfazën e duhur. Ai bën përsëritje për emfazë.
3. Përdorim i tepruar i stilitlartëligjërim. Shqiptoj me emfazë. Emfaza shfaqet kur duam t’u imponohemitjerëve. Nuk mundpërdorë vend e pa vend një emfazë.
Sin.: shprehësi, theksim.

RETORIKË

RETORÍK/Ë,~A f., libr. 1. Tërësi rregullash e parimeshpërbëjnë artin e të folurit bukur e në mënyrë bindëse dhe sidomos për të ndikuar te njerëzit me anëfjalës; mjeshtëria e gojëtarisë. Rregullat (parimet) e retorikës. Libri i retorikës. Studimi i retorikës.
2. fig., keq. Përdorimi në të shkruar a në të folur i një stilifryrë me fjalë e shprehjemëdha e të bukura, me figuratepruara, por pa përmbajtjethellë, retorizëm. Fjalim politik plot me retorikë nacionaliste.
Sin.: gojëtari, oratori, emfazë, patos, pompozitet.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.