Fjalori

Rezultate në përkufizime për “embrion”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ABORTUAR
BËRTHAMË

BËRTHÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Pjesa e fortë e frytitdisa pemëve (si pjeshka, kumbulla, qershia, ulliri etj.), që e ka lëvozhgëndrunjëzuar, që ka brenda një thelb dhembështillet nga një pjesë e trashë tuli; bërthokël. Bërthamë pjeshke (kajsie, kumbulle, qershie, ulliri). Bërthama e ngjitur bërthamë që nuk shqitet lehtë nga tuli i frytit. Bërthama e shqitur (e veçuar) bërthamëshqitet lehtë nga tuli i frytit. Pemë me bërthamë. U heq bërthamën ullinjve. Qëroj bërthamat. Këmbehen pjeshkat për bërthama?! (fj. u.). Shiti pjeshkët e bleu bërthama. (fj. u.). Mëllenja e mat bërthamën, pa e ha ullirin. (fj. u.).
2. spec. Pjesa e brendshme qendrore e një sendi; pjesa kryesore nga e cila zhvillohet më tej vetë sendi; pjesa rrethcilës organizohen elementet e tjera të një të tëre; farë, qelizë, embrion. Bërthama e atomit (fiz.) pjesa qendrore e atomit me ngarkesë pozitive, që përbëhet nga protonet e neutronet dhe që zë pothuaj gjithë masën e atomit. Bërthama e Galaktikës (astr.) qendër e rrotullimitKashtës së Kumtrit, që ka ndriçimfortë. Bërthama e kometës (astr.) pjesa e ngjeshur dhe më e ndritshme e një komete. Bërthama e kondensimit (meteor.) pjesë e pikësshiut ku nis kthimi i avullit në ujë. Bërthama e magnetit (elektr.) pjesë e magnetit me çelik ferromagnetikmbështjellë me spirale teli. Bërthama e molekulës (kim.) grup i qëndrueshëm atomesh në një molekulë, që përcakton karakteristikat e saj. Bërthama e qelizës (biol.) pjesa më e rëndësishme e çdo qelize, që ka trajtën e një trupivogël, të ndarë me një cipë nga protoplazma. Bërthama e reaktorit (fiz.) pjesa qendrore e reaktorit bërthamorpërmban lëndën radioaktive. Bërthama e Tokës (gjeol.) pjesë e ngjeshurqendërTokës, me përmbajtje kryesisht hekurnikeli. Bërthama e një shtrese (gjeol.). Bërthama e fjalisë (gjuh.) kryefjala dhe kallëzuesi. Bërthama e flakës pjesë më e ndritshme e flakës. Digë me bërthamë argjile.
3. fig. Pjesa kryesore dhe më e rëndësishme nga e cila zhvillohet diçka. Bërthama fillestare. Bërthamë racore (bujq.) grup bagëtish të një racemirë, që mbahen për të shtuar tufat. Bërthama e një qyteti. Bërthama e industrisë.
4. fig. Grup i vogël e i qëndrueshëm njerëzishpërbën pjesën kryesore e më të rëndësishme të një bashkësie, të një shtrese, të një mase etj., zemër. Bërthamë drejtuese. Bërthamë shkencore (teknike). Bërthama e pushtetit. Bërthamë prej pesë vetash. Bërthama e skuadrës.

EMBRIOGJENEZË
EMBRION

EMBRIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. biol. Organizmi i njeriut ose i kafshësfazënfillestare, në anin e femrës ose në vezë. Embrioni i njeriut. Embrioni i majmunit. Embrioni i zogut. Zhvillimi i embrionit. Banka anonime të embrioneve. Projektligj për dhurimin e qelizave riprodhuese ose embrioneve.
2. bot. Organizmi fillestar i bimëveformohetfarën e tyre nga qeliza e pllenuar. Embrioni i bimës. Fara me embrione të paformuara mirë.
3. fig. Zanafillë, fillesë, farë, bërthamë. Embrioni i së ardhmes. Që në embrion sapo fillonshfaqet. Duhet ta ndalonte këtë që në embrion. Ky mentalitet duhet luftuarembrion. Ai që mundquhet embrion i romanit.
Sin.: zanafillë, fillesë, farë, bërthamë.

KOTILEDON

KOTILEDÓN,~I m. sh. ~E, ~ET bot. Farë me embrionshërben për riprodhim te bimët. Farë me dy kotiledone.

MBARSUR

MBÁRSUR (i, e) mb. 1.është ngjizur si embrion, që është krijuar. Krijesë e mbarsurorganizmin e nënës.
2. I ngarkuar, i mbushur, i fryrë. Re të mbarsura me shkreptima dhe bubullima. Vende të mbarsura me konflikt.
3. Që ka krijuar një ide të caktuar, që i ka lindur një ndjenjë a emocion i caktuar; i mbujtur, i ngjizur. Njeri i mbarsur me ide fikse. Njerëzmbarsur me shpresëmadhe.

PARAEMBRION

PARAEMBRIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET fiziol. 1. Embrion ose vezë e fekonduarkatërmbëdhjetë ditët e para pas fekondimit, para se të bëhet mbjelljamitër.
2. zakon. sh., bot. Qelizaformohen brenda ovulës së lules pas fekondimit dhe para formimit te embrionit.

PARAFORMIM

PARAFORMÍM, ~I m., biol. Veprimi kur paraformoj ose kur paraformohet një embrion etj.

PORSANGJIZUR

PORSANGJÍZUR (i, e) mb. porsa është ngjizur; që ka pak kohëështë ngjizur. Embrion i porsangjizur.
Sin.: i posangjizur, i sapongjizur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.