Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASGJËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të asgjësohet ose që duhet të asgjësohet plotësisht, që ka mundësi të asgjësohet pa kthim; kund. i pasgjësueshëm. Material i asgjësueshëm. Armë të asgjësueshme. Dosje e asgjësueshme. Vendim i asgjësueshëm.
✱Sin.: i zhdukshëm, shuarës, i shfarossshëm, i shkatërrueshëm, i zhbëshëm, i shpërbëshëm, i eliminueshëm, vdekjeprurës, vdekjesjellës.
ELIMINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të hiqet a të mënjanohet; që mund të eliminohet. Dhimbje trupi e eliminueshme me ushtrime. Kundërshtari ishte i eliminueshëm. Ishin lehtësisht të eliminueshëm nga trupi. Dy gola plotësisht të eliminueshëm.
MËNJANÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të shmanget, që mund të eliminohet, që mund të mënjanohet; kund. i pamënjanueshëm. Duhanpirja është një nga faktorët e mënjanueshëm. Mbipopullimi i poliklinikave është i mënjanueshëm. Kthehet në një hallkë të mënjanueshme.
✱Sin.: i shmangshëm, i eliminueshëm.
PAELIMINÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i eliminueshëm; që nuk mund të eliminohet. Defekt i paeliminueshëm. Qenie antipode, të përjashtuara dhe të papërfillura në vetminë e tyre, por edhe të pamposhtura, kërcënuese, të paeliminueshme dot deri në fund.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë