Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ASGJËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shkatërrohem plotësisht, zhdukem përgjithmonë. Asgjësohem moralisht (shpirtërisht).
2. pës. e ASGJËSÓJ. Asgjësohen mbeturinat. U asgjësuan shpezët e prekura me grip.
✱Sin.: zhdukem, shuhem, shfarosem, shkatërrohem, zhbëhem, zhbihem, shpërbëhem, eliminohem.
ELIMINÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. sport. Veprimi kur eliminoj dikë nga një garë ose kur eliminohem. Eliminimi i kundërshtarit. Eliminimin e radhës. Të zhgënjyer nga eliminimi. Sonte gara është me eliminim. Sistem eliminimi.
2. Heqje, shmangie. Eliminimi i kësaj hipoteze përmes eksperimentit.
3. Vrasje, ekzekutim i dikujt. Eliminimi i anëtarit të bandës. Urdhëroi disa eliminime me bombë.
✱Sin.: heqje, shmangie, mënjanim, zhdukje, vrasje, ekzekutim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë